الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ ٱلْجِنَّ وَخَلَقَهُمْ ۖ وَخَرَقُوا۟ لَهُۥ بَنِينَ وَبَنَـٰتٍۭ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۚ سُبْحَـٰنَهُۥ وَتَعَـٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ ١٠٠
Ata i shoqërojnë Allahut ortakë prej xhindeve, kur në të vërtetë, Allahu i ka krijuar ata dhe pa pasur aspak dituri, ata shpifin se Ai ka djem e vajza. -Allahu i Madhëruar na tregon se, me gjithë mirësitë e shumta për krijesat dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt për ta, megjithëse Ai iu prezantua atyre me shenja e argumente të shumta, idhujtarët kurejshë e të tjerët si ata, konsideronin si zota shumë idhuj e krijesa të pafuqishme. Ata u luteshin melekëve e xhindëve, të cilët janë veçse krijesa të Zotit dhe nuk zotërojnë asgjë. Ata i konsideronin xhindët si të barabartë me Allahun, në dorën e të Cilit është krijimi dhe ligji. Ai është Bamirësi i vetëm, që dhuron të gjitha mirësitë, Ai që largon të gjitha ligësitë e papastërtitë. Aq më keq, disa idhujtarë shpikën idenë e çmendur dhe të turpshme se Zoti ka fëmijë, djem e vajza. Ata nuk kanë asnjë dituri e fakt për këto gjëra që thonë. E ku ka më zullumqar sesa ai që trillon për Zotin ide e besime që nuk kanë fakte e nuk janë të bazuar në dituri nga vetë Zoti?! Ata kanë thënë për Zotin shpifjen më të turpshme, nga e cila Zoti është i pastër dhe i lartësuar. I Madhëruari e ka lavdëruar e lartësuar Veten e Vet nga shpifjet që trillojnë idhujtarët, duke thënë:I pastër(nga çdo mangësi)dhe i lartësuar është Ai nga përshkrimet e tyre. -Allahu i Madhëruar është i përshkruar me çdo emër, cilësi e atribut të plotë e absolut dhe i pastër nga çdo mangësi, defekt e turp. E si mund të jetë ndryshe, kur Ai: