الأنعام
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَجَعَلَ ٱلظُّلُمَـٰتِ وَٱلنُّورَ ۖ ثُمَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ ١
Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. -Ky është lavdërim i Allahut të Lartësuar, me atributet madhështore të Tij, duke përmendur posaçërisht krijimin e qiejve dhe të Tokës, të cilat janë treguese të pushtetit, diturisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Ato dëshmojnë për urtësinë gjithëpërfshirëse dhe për njëshmërinë e Tij në fuqinë dhe zotësinë për të krijuar, si edhe për t’u kujdesur mbi çështjet e krijesave. Allahu e lavdëron Veten edhe për krijimin e dritës dhe të errësirave. Është Ai që ka vendosur errësirat dhe dritën. Këtu është fjala si për errësirën dhe dritën fizike, për shembull nata dhe dita, ashtu edhe për ato konceptuale, si errësirat e injorancës, dyshimeve, idhujtarisë, poshtërsive, mosbindjes, pakujdesisë etj., dhe drita e imanit, e diturisë së vërtetë dhe e bindjes ndaj Allahut të Madhëruar. Kjo tregon se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, i vetmi që meriton përkushtimin e sinqertë.Megjithatë, mohuesit sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre. -Ata konsiderojnë zota të tjerë si të barabartë me Allahun, duke iu përkushtuar atyre me adhurime. Ata adhurojnë krijesat njëlloj si Allahun, edhe pse krijesat nuk mund të krahasohen kurrë me Allahun e Madhërishëm, i Cili është absolut në çdo drejtim. Të krijuarit janë të varfër, të dobët, të mangët dhe nevojtarë në çdo aspekt.