انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الحديد
السورة ٥٧

الحديد

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٦

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْكِتَـٰبَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ ٱلْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ ۖ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَـٰسِقُونَ ١٦

Pasi Allahu i Lartësuar foli për gjendjen në ahiret të besimtarëve e besimtareve, munafikëve dhe munafikeve, kjo duhet t’i bënte zemrat të frikësoheshin dhe të pendoheshin para Zoti të tyre, të nënshtroheshin para madhështisë së Tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët, të cilët ende nuk e ndiejnë këtë ndryshim në veten e tyre:A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti... -A nuk ka ardhur koha që zemrat e besimtarëve të frikësohen e të zbuten nga kujtimi i Allahut, pra, nga ajetet Kur'anore?! A nuk ka ardhur koha që ata të nënshtrohen në zbatimin e urdhrave, në largimin nga haramet dhe të nxjerrin mësim nga e vërteta që iu shpall Muhamedit (a.s.). Kjo është nxitje për të kultivuar frikën dhe përunjësinë e zemrës ndaj Allahut të Lartësuar dhe Shpalljes së Tij. Besimtarët duhet të kujtojnë këshillat hyjnore dhe të përkushtohen në zbatimin e fesë së Zotit në çdo kohë dhe në çdo gjendje të tyre. Ata duhet të llogarisin veten, para se të vijë çasti kur pendimi nuk do të pranohet më....dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë e pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë jashtë rrugës? -Të mos bëhen si ata të cilëve Zoti u shpalli libër, që duhej të fuste drojë në zemrat e tyre dhe t’u bindeshin urdhrave të Tij, por ata nuk u treguan të qëndrueshëm në këtë rrugë. Përkundrazi, pasi kaloi një kohë e gjatë, ata u harruan në kotësira, derisa imani i tyre u zbeh, ndërsa siguria në fe iu zhduk. I Madhëruari thotë që “zemrat e tyre u ngurtësuan”. Zemrat kanë nevojë të vazhdueshme që të kujtojnë Shpalljen e Zotit dhe të dëgjojnë urtësitë e Tij. Njeriu nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm, sepse kjo bëhet shkak për ngurtësimin e zemrës dhe për largimin e lotëve, që rrjedhin nga frika e Zotit.