انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القمر
السورة ٥٤

القمر

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٩

كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ فَكَذَّبُوا۟ عَبْدَنَا وَقَالُوا۟ مَجْنُونٌ وَٱزْدُجِرَ ٩

Para tyre mohoi populli i Nuhut. -Pasi përshkroi gjendjen e atyre që mohuan Profetin e Tij dhe pasi sqaroi se shenjat e Tij nuk ndikonin aspak tek ata, Allahu i Lartësuar vijon që t’i paralajmërojë jobesimtarët për ndëshkime, ashtu sikurse ndëshkoi popujt e shkuar, të cilët mohuan profetët dhe shpalljet e Tij. Fillimisht, përmendet Nuhu (a.s.), i pari profet që Zoti dërgoi në një popull ku adhuroheshin idhuj. Ai i ftoi ata që ta njësonin Allahun e Lartësuar dhe ta adhuronin atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Por ata refuzuan që të largoheshin nga idhujtaria, sikurse thotë i Lartësuari: “Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim, dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha. Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën!”. Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre. Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” [Nuh 21 – 24]. Nuhu (a.s.) vazhdoi që t’i ftonte ata në adhurimin e Allahut si një Zot të vetëm, natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi. Por kjo veçse ua shtoi inatin dhe shfrenimin në kalimin e kufijve, duke treguar mosbesimin e tyre te Nuhu (a.s.) dhe mesazhi i tij. I Lartësuari thotë:Ata nuk e pranuan robin Tonë dhe i thanë: “I marrë!”. Ai u mundua dhe u kërcënua prej tyre. -Kështu, ata pretenduan se idhujtaria e tyre ishte diçka e logjikshme, ndërsa mesazhi i Nuhut (a.s.) ishte injorancë dhe humbje, që mund të buronte veçse nga të çmendurit. Sigurisht, ky qe një tjetërsim i realitetit nga ana e tyre. Shpallja që Zoti sjell nëpërmjet profetëve të Tij është e vërteta, që udhëzon mendjet e shëndosha. Ndërsa prirjet e prishura të njerëzve janë injorancë dhe humbje e qartë. Për të treguar ashpërsinë e refuzimit me të cilën u përball Nuhu (a.s.) kur i ftoi ata që të adhuronin Allahun e Lartësuar si Një të vetëm, është përdorur fjala “uezduxhir” - u mundua dhe u kërcënua prej tyre. Allahu i shëmtoftë dhe i shkatërroftë ata! Nuk u mjaftoi që e mohuan dhe shpifën për të, por edhe e torturuan. Kështu ka ndodhur me të gjithë profetët e Zotit. Armiqtë e tyre gjithmonë u kanë dhënë mundim dhe janë sjellë vrazhdë me ta.