النجم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ذَٰلِكَ مَبْلَغُهُم مِّنَ ٱلْعِلْمِ ۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ ٱهْتَدَىٰ ٣٠
Aq është e tërë dituria që ata kanë arritur. -Kaq është kufiri i dijes dhe i qëllimeve të tyre. Ndërsa besimtarët, të cilët e besojnë Ditën e Gjykimit, janë të ndriçuar me dijen e sigurt dhe me arsyen e shëndoshë. Qëllimi i tyre është i përqendruar në arritjen e shpërblimit dhe lumturisë në ahiret. Dituria e tyre është më e vyera dhe më e mira, sepse ajo është përftuar nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.).Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë. -Allahu i Lartësuar është më i dituri për ata që meritojnë udhëzimin dhe ata që nuk e meritojnë atë. Ata që i mbështeten vetëm Atij dhe ia kërkojnë udhëzimin vetëm Atij, duke e adhuruar si Një të vetëm, Ai i udhëzon në rrugën e drejtë, duke u dhënë dije të saktë dhe duke i ndihmuar të punojnë sipas saj. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin adhurimin e Allahut dhe nuk e marrin për bazë diturinë e ofruar nga Ai dhe Profeti i Tij, Ai i lë të mbështeten në forcat e tyre, dhe kështu humbja e tyre është e pashmangshme. Allahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj dhe udhëzimin ia jep atij që e meriton.