النجم
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَكَم مِّن مَّلَكٍ فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ لَا تُغْنِى شَفَـٰعَتُهُمْ شَيْـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعْدِ أَن يَأْذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرْضَىٰٓ ٢٦
Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të. -Shumë njerëz adhurojnë melekët apo gjëra të tjera, duke pretenduar se ata do të ndërmjetësojnë tek Allahu i Lartësuar për shpëtimin e tyre në Ditën e Gjykimit. Por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këtë pretendim dhe ua ndërpret këtë shpresë, duke thënë: Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi...”. Pra, sa e sa melekë të afërt, të nderuar dhe të mëdhenj ka në qiell, të cilët janë të pafuqishëm t’u sjellin dobi atyre që u luten dhe që shpresojnë në ndërmjetësimin e tyre. Allahu i Lartësuar nuk ka lënë në dorën e krijesave asnjë mundësi për të sjellë dëm apo dobi. Edhe ndërmjetësimet e robërve për njëri-tjetrin, hapësirë të cilën Ai e ka lejuar, mund të hyjnë në punë veçse me dy kushte: së pari, Allahu i Lartësuar ta lejojë këtë ndërmjetësim dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin do të ndërmjetësohet. Por dihet mirë se Allahu i Lartësuar nuk pranon asnjë vepër nëse nuk plotësohen dy kushte të saj: 1. ajo të kryhet me sinqeritet ndaj Allahut të Lartësuar dhe duke synuar kënaqësinë e Tij; 2. të kryhet në përputhje me porositë e Profetit të Tij. Për këto arsye, idhujtarët nuk mund të përfitojnë kurrë nga ndërmjetësimet. Ata e kanë privuar vetet nga mëshira e të Gjithëmëshirshmit.