انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · النجم
السورة ٥٣

النجم

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٣

إِنْ هِىَ إِلَّآ أَسْمَآءٌ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَـٰنٍ ۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهْوَى ٱلْأَنفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلْهُدَىٰٓ ٢٣

Ata(idhujt)nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta,... -Çdo besim që nuk argumentohet dhe vërtetohet nga Allahu i Lartësuar është i pasaktë dhe i kotë, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si besim i drejtë. Kështu ishte besimi i idhujtarëve. Ata nuk pasonin çështje të sigurta, të mbështetura në fakte e prova, por thjesht merreshin me hamendësime. Shtoji këtyre injorancën e thellë, dëshirat e prishura dhe prirjet e sëmura drejt shirkut, dhe humbja e tyre bëhej shumë më e thellë. Mos vallë mungonte udhëzimi i drejtë nga Zoti, dhe kështu ata ishin të justifikuar? Jo, kurrsesi. Allahu i Lartësuar thotë:...megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. -Atyre u erdhi nga Zoti i Lartësuar udhëzimi i qartë, i cili u tregonte rrugën e drejtë dhe i mësonte se si ta njësonin Zotin dhe si t’i trajtonin profetët e Tij. Ky udhëzim sqaron gjithçka që robërit kanë nevojë ta dinë. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar atë me prova dhe argumente të forta, të cilat e bëjnë të detyrueshme për çdo njeri që të nënshtrohet dhe ta zbatojë këtë udhëzim. Pas fakteve të Zotit, askujt nuk i mbetet më justifikim nëse e lëshon rrugën e Tij. E si mund të krahasohet kjo fe madhështore, e faktuar dhe e argumentuar qartë nga Zoti i gjithësisë, me fenë e idhujtarëve, të ndërtuar mbi hamendësime të kota?! Nëse dikush vazhdon përsëri në të kotën, edhe pas këtyre sqarimeve, atëherë e pret ndëshkimi i përjetshëm. Këta të mjerë vazhdojnë të vetëmashtrohen me kotësinë që ndjekin, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë ëndrrat e tyre, duke thënë: