الذاريات
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَأَقْبَلَتِ ٱمْرَأَتُهُۥ فِى صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ ٢٩
E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!” -Kur gruaja e Ibrahimit (a.s.) dëgjoi sihariqin, klithi nga gëzimi duke goditur fytyrën me dorë. Ky është një veprim i natyrshëm i grave, kur gëzohen shumë. Ato shpesh thonë fjalë, klithin e bëjnë veprime jo të zakonta. Aty për aty, ajo tha: “Unë jam e vjetër në moshë dhe shterpë. Si të lindë fëmijë një grua si unë, që është shterpë dhe në një moshë kur nuk mund të bëjë fëmijë?!” Ajo përmendi dy shkaqe, që e bëjnë të pamundur lindjen e fëmijës. Ndërsa në suren Hud, Allahu i Lartësuar na tregon se ajo tha edhe një shkak tjetër: “... burri im është plak ...”.