ق
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
بَلْ عَجِبُوٓا۟ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٌ مِّنْهُمْ فَقَالَ ٱلْكَـٰفِرُونَ هَـٰذَا شَىْءٌ عَجِيبٌ ٢
Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet.” –Ata u çuditën që u vajti një profet, i cili u tërhiqte vërejtjen për çdo gjë që i dëmtonte dhe i mësonte çdo gjë të mirë, që u sillte dobi dhe lumturi. Zoti e përzgjodhi këtë profet nga gjiri i tyre, në mënyrë që ata ta kishin plotësisht të mundur të njihnin sinqeritetin dhe virtytet e tij të larta e, si rrjedhojë, ta dëgjonin, ta besonin dhe të ndiqnin rrugën e tij. Atëherë, këtu nuk kishte asgjë për t’u habitur. Ajo ishte mëse normale dhe plotësisht në përputhje me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, i Cili ua lehtëson gjithmonë krijesave gjetjen e rrugës së drejtë. Për t’u habitur ishte vetëm arsyetimi i tyre i mbrapshtë. Në fakt, ata nuk vuanin aspak nga të metat mendore, por çudia e tyre për Profetin e Zotit vinte nga prirja e tyre djallëzore për mohimin e të vërtetës. Prandaj i Lartësuari i quan ata kafirun- jobesimtarë, kur thotë:Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme.” -Habia e tyre shpjegohet me dy mënyra:1. Të ishin të sinqertë në fjalët e tyre, dhe kështu kjo tregonte injorancën e thellë dhe logjikën e mangët të tyre. Në këtë mënyrë, ata i ngjanin atij budallait që çuditet dhe qesh me fjalët e një të mençuri, ose frikacakut që çuditet me trimin zemërluan, që sulet si shigjetë në mes të armikut dhe lufton; ose i ngjanin koprracit, i cili habitet me bujarinë e njerëzve zemërmirë etj. E çfarë dëmi mund t’i sjellë habia e këtyre të mang-tëve atij që sheh me dritën e imanit?!2. Të shfaqnin çudi në formë përçmimi, pasi e dinin shumë mirë se e vërteta ishte ndryshe, dhe kjo konsiderohet si grada më e ulët dhe më e shëmtuar e padrejtësisë.Më poshtë, Allahu i Lartësu-ar na shtjellon më shumë shkakun e habisë së tyre dhe të mospranimit të Profetit: