انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الفتح
السورة ٤٨

الفتح

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٦

إِذْ جَعَلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى قُلُوبِهِمُ ٱلْحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ ٱلْجَـٰهِلِيَّةِ فَأَنزَلَ ٱللَّهُ سَكِينَتَهُۥ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَعَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ وَأَلْزَمَهُمْ كَلِمَةَ ٱلتَّقْوَىٰ وَكَانُوٓا۟ أَحَقَّ بِهَا وَأَهْلَهَا ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمًا ٢٦

Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan... -Si fillim, jobesimtarët refuzuan që të shkruanin në hapje të dokumentit të Marrëveshjes së Hudejbijes: “Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim”. Pastaj, ata vendosën si kusht që Profeti (a.s.) dhe sahabët, të cilët kishin ardhur për umre në Qabe, të mos hynin në Mekë atë vit, me qëllim që njerëzit të mos thoshin: “Muslimanët hynë në Mekë duke poshtëruar kurejshët”. Të tilla kushte, që ishin shprehëse të injorancës dhe mendjemadhësisë së tyre, i bënë ata të zhyteshin në shumë gjynahe e padrejtësi.Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët.. -Me këtë qetësi të dhuruar nga Allahu, besimtarët nuk i pushtoi ndjenja e zemërimit, që t’ju përgjigjeshin idhujtarëve me të njëjtën monedhë. Përkundrazi, ata u treguan të durueshëm dhe të nënshtruar ndaj gjykimit të Allahut, duke iu përmbajtur kushteve, të cilat, sigurisht, i ruanin të paprekshme simbolet e Allahut, edhe pse kjo gjë kërkonte që ata të nënshtronin egoizmin e tyre. Ata iu bindën Allahut të Madhëruar dhe nuk iu kushtuan aspak rëndësi fjalëve të injorantëve e as qortimit të dashakeqësve.Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmë-risë ... -Fjala e Devotshmërisë është deklarata: “La ilahe il-l’Allah”. Pra, Allahu i Madhëruar i urdhëroi që t’i përmbaheshin kësaj fjale, të drejtave dhe përgjegjësive që lidhen me të, si dhe veprave që ajo kërkon. Dhe ata iu përmbajtën kësaj fjale, duke zbatuar me durim të madh të gjitha detyrimet që vinin prej saj. Për këtë sjellje të tyre, Zoti i lëvdoi duke thënë:...sepse ata dhe njerëzit e saj e meritonin më shumë dhe ishin më të denjë për të. Allahu di gjithçka. -Ata ishin njerëzit më të denjë për zbatimin dhe bartjen e përgjegjësisë së kësaj fjale. Allahu i Madhëruar dëshmon se ata e meritonin të ishin shërbëtorë të kësaj fjale. Ajo u bë fjala e tyre dhe ata njerëzit e saj, sepse Allahu e dinte mirësinë që gjendej në zemrat e tyre.