انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الفتح
السورة ٤٨

الفتح

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٨

لَّقَدْ رَضِىَ ٱللَّهُ عَنِ ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذْ يُبَايِعُونَكَ تَحْتَ ٱلشَّجَرَةِ فَعَلِمَ مَا فِى قُلُوبِهِمْ فَأَنزَلَ ٱلسَّكِينَةَ عَلَيْهِمْ وَأَثَـٰبَهُمْ فَتْحًا قَرِيبًا ١٨

Vërtet, Allahu u kënaq me besimtarët, kur ata, nën hijen e asaj peme, të jepnin besën ty(O Muhamed). -Allahu i Madhëruar na tregon për mirësinë e madhe që u bëri besimtarëve kur deklaroi kënaqësinë e Tij ndaj tyre, në momentin që ata i dhanë besën Profetit (a.s.) poshtë një peme. Kjo qe një besëlidhje historike, që ua zbardhi faqen atyre. Atë ditë, ata nënshkruan për lumturinë e dynjasë dhe ahiretit. Kjo besëlidhje u quajt “Bejatul Riduan” - “Besëlidhja e Kënaqësisë”, sepse Allahu i Madhëruar u kënaq me ata që morën pjesë në të. Gjithashtu, ajo u quajt si “Bejatul Shexherah” - “Besëlidhja e Pemës”, prej vendit në të cilin u lidh kjo besë, nën hijen e një peme. Shkak i kësaj besëlidhjeje u bë ngjarja që ndodhi me Profetin (a.s.), kur u nis drejt Qabes për të kryer umren. Profeti (a.s.) komunikoi me idhujtarët e Mekës, për t’u bërë të ditur se nuk ishte nisur për luftë, por thjesht për të kryer vizitë në Shtëpinë e Zotit. Këtë njoftim Profeti (a.s.) e dërgoi te mekasit nëpërmjet Uthman Ibn Afanit. Pak kohë pas dërgimit të Uthmanit, vjen një lajm i rremë se idhujtarët e kishin vrarë Uthmanin. Atëherë, Profeti (a.s.) grumbulloi menjëherë ata që ishin nisur me të, të cilët ishin rreth 1500 vetë. Poshtë një peme, ata betuan të gjithë që do të luftonin idhujtarët dhe që nuk do të largoheshin kurrë nga lufta, derisa të fitonin ose të vdisnin të gjithë. Allahu i Madhëruar na njoftoi se Ai u kënaq me besimtarët për këtë besëlidhje të tyre, e cila ishte një nga shprehjet më të mëdha të bindjes së plotë ndaj Tij dhe Profetit.Ai e dinte mirë çfarë kishin në zemër ata, prandaj u dhuroi qetësi... -Allahu e dinte shumë mirë se çfarë besimi të plotë kishte në zemrat e tyre, prandaj, si shpërblim, u fali qetësi e siguri. Allahu është Shpërblyes i madh edhe për punë të vogla. Gjithashtu, Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur e dinte mirë edhe vështirësinë e besimtarëve për t’i pranuar kushtet që vendosën idhujtarët për arritjen e marrëveshjes, prandaj, me mëshirën e Tij, Ai zbriti mbi besimtarët qetësi në zemër. Kështu, ata do të ishin të qëndrueshëm në zbatimin e porosive dhe vendimeve të Allahut dhe Profetit të Tij dhe, përveç kësaj, do të ishin të kënaqur me zgjedhjen e tyre