الفتح
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا ١٤
Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i Tokës. -Allahu i Madhëruar është i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin, mbretërimin dhe sundimin e qiejve dhe të Tokës. Është Ai që ka vendosur në gjithësi ligjet e funksionimit të saj dhe çdo gjë e krijuar ekziston dhe funksionon sipas këtyre ligjeve. Është vetëm Ai që ka vendosur ligjet e Sheriatit për robërit e Tij, të cilët janë të detyruar që ta zbatojnë atë. Ata duhet t’i nënshtrohen me vetëdije dhe vullnet të plotë ligjeve të Tij, nëse duan shpëtimin. Është Allahu, gjithashtu, që ka vendosur rregullat e shpërblimit dhe të ndëshkimit. Ai shpërblen dhe ndëshkon në bazë të diturisë, urtësisë, mëshirës e bujarisë së Tij, por edhe të drejtësisë së Tij, sipas zbatimit të ligjit nga krijesat e Tij. Allahu i Madhëruar e ka lidhur shpërblimin dhe ndëshkimin me zbatimin e dispozitave ligjore të vendosura nga Ai. Më pas, i Madhëruari thotë:Ai fal kë të dojë dhe ndëshkon kë të dojë. -Allahu i fal ata që Ai dëshiron. Të falurit janë ata që zbatojnë ligjin e Zotit, në shenjë dashurie, nënshtrimi, madhërimi e përunjësie ndaj Tij, me mënyrën, rrugët, fjalët dhe veprat që Ai i ka përcaktuar. Po ashtu, Allahu ndëshkon ata që Ai dëshiron. Këta janë ata që e shpërfillin ligjin e Zotit dhe nuk e trajtojnë atë si i takon, me respekt, dashuri e përkushtim.Allahu është Falësi i Madh, Mëshirëploti. -Allahu fal dhe mëshiron në çdo kohë. Ai vazhdimisht i fal gjynahqarët, i afatizon ata dhe pranon pendimin e tyre. Mirësitë e Tij të shumta vërshojnë mbi krijesat natë e ditë, në çdo çast e çdo gjendje.