انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأحقاف
السورة ٤٦

الأحقاف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧

وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتُنَا بَيِّنَـٰتٍ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلْحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمْ هَـٰذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ ٧

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të vërtetën, që u ka ardhur: “Kjo është magji e qartë!” -Kur mohuesve të Zotit u lexohen dhe u sqarohen plotësisht shpalljet e Tij, kjo nuk u bën asnjë dobi. Ky sqarim thjesht nuk u lë më asnjë justifikim para Zotit. Madje ata, duke dashur thjesht të mohojnë, kur dëgjojnë fjalën e Zotit, shpifin dhe thonë: “Kjo është magji e qartë!”. Pra, për të vërtetën e sjellë nga Zoti dhe për faktet e padiskutueshme të sjella nga profetët e Tij, këta mashtrues shpifin e thonë se janë thjesht magji. Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një përmbysje e realitetit. Megjithatë, kjo mënyrë mund të gënjejë veçse mendjelehtët. E si mundet që shpalljet dhe mrekullitë, me të cilat Zoti ka mbështetur profetët duke dëshmuar për vërtetësinë e tyre, t’i mohosh e t’i krahasosh me magjinë dhe ligësinë e saj?! Mes dy rasteve ka një ndryshim të madh, sa largësia mes qiellit dhe Tokës. E vërteta është ajo që ngrihet e lartësohet mbi gjithçka. Drita e saj e tejkalon dritën e diellit. Saktësia e saj dëshmohet nga një mori faktesh të shfaqura në natyrë dhe në vetet tona. Të vërtetën e pranojnë dhe i nënshtrohen mendjet më të ndritura dhe krijesat më të zgjedhura, që të jetojnë e punojnë sipas saj. Prandaj, si mund të krahasohet e vërteta me magjinë, e cila është gjëja më e kotë dhe e cila buron veçse nga të devijuarit dhe të padrejtët, nga shpirtligjtë e punëkëqijtë. Në fakt, magjia u shkon për shtat pikërisht atyre që e krahasojnë atë me Shpalljen dhe të vërtetën e Zotit. Këto pretendime janë veçse pallavra, me të cilat synohet thjesht justifikimi për të mos pranuar të vërtetën.