الأحقاف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ لِلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَوْ كَانَ خَيْرًا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيْهِ ۚ وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا۟ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَـٰذَآ إِفْكٌ قَدِيمٌ ١١
Jobesimtarët thonë për besimtarët:... -Mohuesit e të vërtetës, të cilët shfaqin armiqësi ndaj ftesës së Zotit, thonë:Sikur të ishte besimi(ne Muhamedin)ndonjë gjë e mirë, ata(besimtarët) nuk do ta besonin para nesh. -Kuptimi: Nëse besimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj, që ju e quani Shpallje e Zotit, do të ishte diçka e mirë, nuk do të na kalonte kush në këtë aspekt. Pra, do të ishim ne të parët që do ta përqafonin atë, e jo këta që quhen ‘besimtarë’. Por, kjo është thjesht një mendjemadhësi e shëmtuar nga ana e tyre. E si mund të gjykosh për vërtetësinë apo jo të diçkaje duke u nisur nga fakti se e preferon atë apo jo? Çfarë kriteri qenka ky? Vallë, ata janë më zemërpastërtit, më shpirtkulluarit, më mendjendriturit e më të urtët?! Apo çështja e udhëzimit në rrugën e drejtë është e drejta e tyre ekskluzive?! Jo, kurrsesi nuk është kështu! Këto fjalë janë thjesht ngushëllim dhe justifikime, që ata gjejnë për veten e tyre, për diçka që nuk e arrijnë dot. Ata nuk mund ta gjejnë udhëzimin, sepse u janë përkushtuar epsheve e dëshirave të tyre për këtë dynja, prandaj gjejnë si rrugëzgjidhje që ta shpërfillin dhe ta shajnë atë. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata(mosbesimtarët) nuk e pranuan udhëzimin(e Kur’anit), prandaj thonë: “Ai(Kur'ani)është një mashtrim i vjetër!”. -Ky është shkaku i vërtetë që i shtyu ata që të shpërfillin dhe të trillojnë gënjeshtra për të vërtetën. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Shpalljes hyjnore, kështu që nuk ndriçohen me dritën e saj, duke u shpëtuar nga duart, në këtë mënyrë, gjëja më e vyer që dikush mund të synojë. Si rrjedhojë, ata gjejnë si zgjidhje cenimin e madhështisë së Shpalljes, duke thënë se ajo është mashtrim e trillim. Ata shpifin për të, edhe pse ajo është e vërteta, për të cilën nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe pasiguri. Kur'ani është në të njëjtën linjë dhe vërtetues i të gjitha shpalljeve të Zotit të sjella para tij, ndër të cilët është edhe Teurati, libri që Zoti i shpalli Musait (a.s.). I Madhëruari thotë: