انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الجاثية
السورة ٤٥

الجاثية

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٣

أَفَرَءَيْتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَـٰهَهُۥ هَوَىٰهُ وَأَضَلَّهُ ٱللَّهُ عَلَىٰ عِلْمٍ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمْعِهِۦ وَقَلْبِهِۦ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِۦ غِشَـٰوَةً فَمَن يَهْدِيهِ مِنۢ بَعْدِ ٱللَّهِ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ٢٣

A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?! -Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na flet për ata njerëz, të cilët si Zot të tyre, që e adhurojnë, iu binden dhe i nënshtrohen, nuk konsiderojnë Allahun e Madhëruar, por dëshirat e veta të pakontrolluara. Ata ndjekin egon e vet, pa u shqetësuar në e kënaqin Allahun apo e zemërojnë Atë. Këta lloj njerëzish Allahu i Gjithëditur, me urtësinë dhe diturinë e Tij absolute mbi krijesat, i ka lënë në humbje. Ai i ka lënë në humbje, sepse, me diturinë e Tij, ka gjykuar drejt që ata nuk e meritojnë udhëzimin, sepse nuk i plotësojnë kushtet për ta patur atë.Allahu, me urtësinë e Tij, e ka humbur atë nga rruga e drejtë, ia ka bllokuar të dëgjuarit dhe zemrën dhe mbi sytë e tij ka vënë perde. -Atyre që adhurojnë dëshirat e veta dhe shpërfillin adhurimin e Allahut, u është bllokuar dhe vulosur dëgjimi, prandaj nuk mund të dëgjojnë atë që u bën dobi. Ata nuk mund të kuptojnë drejt të mirën, për ta pranuar atë. Edhe në shikimin e tyre ka perde, që i pengon të shohin të vërtetën. Të tillët nuk mund të udhëzohen më, nëse Allahu i Madhëruar nuk i udhëzon. Ata që Allahu i Gjithëditur, i Urtë dhe i Drejtë ua ka mbyllur rrugët e udhëzimit, duke u hapur dyert e humbjes, për shkak të padrejtësisë së tyre e jo të Allahut, askush nuk mund t’i udhëzojë. Ky ndëshkim është tërësisht i merituar për ata zullumqarë të vetvetes, të cilët nuk e pranojnë ftesën e Zotit, duke e privuar veten nga rruga e mirësisë dhe e të vërtetës.Përveç Allahut, kush tjetër mund ta udhëzojë atë?! A nuk e kuptoni?! -A nuk e kuptoni se çfarë ju bën mirë, që të punoni ta arrini atë. A nuk e kuptoni se çfarë ju bën keq, që të përpiqeni të ruheni prej saj? Mohuesit e ringjalljes dhe të llogarisë para Zotit thonë: