انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الجاثية
السورة ٤٥

الجاثية

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٣

وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا مِّنْهُ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ ١٣

Për ju, Ai nënshtroi gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë; të gjitha janë prej Tij. -Të gjitha janë thjesht mirësi prej bujarisë së Allahut. Qiejt e lartë dhe gjithçka që gjendet në to: Dielli, Hëna, yjet, planetet etj., që lëvizin sipas një ligji të mrekullueshëm apo që qëndrojnë pa lëvizur; Toka, me gjithë botën bimore e shtazore të saj, me larminë e kafshëve, pemëve, frutave, mineraleve etj., të gjitha janë prej Allahut dhe janë krijuar për të mirën e njerëzve. Për këtë arsye, këto mirësi duhet të jenë nxitje për njerëzit, që ata të japin maksimumin për të shprehur mirënjohjen ndaj Zotit të tyre. Ata duhet të meditojnë gjatë rreth shenjave dhe gjykimeve të Tij, siç thotë i Madhëruari:Në to ka fakte madhështore për njerëzit që mendojnë thellë. -Krijimi madhështor i gjithësisë, nënshtrimi i saj ndaj vullnetit të të Madhërishmit, përkujdesja dhe administrimi i saj nga Zoti dhe Krijuesi i saj, dëshmojnë për pushtetin absolut dhe për vullnetin e padiskutueshëm të Tij. Rregullsia, bukuria, hijeshia dhe përsosmëria e gjithsësisë dëshmojnë për diturinë dhe urtësinë absolute të Allahut. Madhështia e kësaj gjithësie, si dhe krijesat e shumta të shpërndara në të, tregojnë për madhështinë e mbretërimit, sundimit dhe pushtetit të Krijuesit të saj. Ndërsa funksionimi i të kundërtave në këtë gjithësi tregojnë se Ai vepron çfarë dëshiron. Dobitë e shumta fetare, apo që kanë lidhje me këtë dynja, të cilat Zoti i ka vendosur në këtë gjithësi, tregojnë për mëshirën e Tij të gjerë, për bamirësinë dhe bujarinë e Tij gjithëpërfshirëse, për butësinë dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar me të drejtë. Vetëm Atij i duhet përkushtuar çdo adhurim, duke i shprehur dashurinë, madhërimin, nënshtrimin e përkushtimin e plotë. Ato tregojnë gjithashtu se profetët e Zotit kanë thënë të vërtetën dhe e kanë përcjellë mesazhin e Tij me besnikëri. Ky arsyetim logjik është i padiskutueshëm në saktësinë dhe vërtetësinë e tij. Mbështetja në faktet e krijimit të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar u jep besimtarëve siguri të plotë në besim dhe largon prej tyre çdo dyshim rreth faktit se Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë.