الزخرف
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
فَٱصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَـٰمٌ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ ٨٩
Largohu prej tyre dhe thuaj: “Selam!” -Domethënë, ji tolerant dhe falës ndaj tyre, kundrejt mundimeve që të shkaktojnë me fjalët, sjelljet dhe veprimet e tyre. Kundërpërgjigjja jote ndaj tyre të jetë veçse me selam, ashtu siç dinë të sillen të mençurit me të paditurit. Vepro ashtu siç dinë të reagojnë adhuruesit e Rahmanit, siç thuhet në një ajet tjetër: “Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!”” [Furkan 63]. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi porosinë e Zotit të tij. Ai u tregua tolerant, falës dhe i mëshirshëm, me gjithë mundimet e gjata dhe të dhimbshme që i shkaktoi populli i tij. Ai iu kundërpërgjigj këtij trajtimi të ashpër veçse me fjalët më të bukura dhe më të zgjedhura. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Profetin (a.s.), mbi njeriun me moralin më të lartë, mbi atë që Zoti e dalloi me dhunti të veçanta, me të cilat ai i tejkaloi gradat e banorëve të qiellit dhe të Tokës, madje duke qëndruar më lart se yjet.Ata do ta kuptojnë më vonë. -Më vonë do ta mësojnë përfundimin e gjynaheve dhe ndëshkimin për krimet e tyre.