انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الزخرف
السورة ٤٣

الزخرف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٤

فَٱسْتَخَفَّ قَوْمَهُۥ فَأَطَاعُوهُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَوْمًا فَـٰسِقِينَ ٥٤

Ai(Faraoni)e përçmoi popullin e vet(i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan. -Nëpërmjet këtyre arsyetimeve boshe, Faraoni arriti të manipulonte mendjet e pasuesve të tij. Në fakt, ato ‘argumente’ të tij nuk vlejnë aspak si arsyetime, madje janë një fyerje për inteligjencën dhe logjikën e shëndoshë. Ato nuk tregojnë asgjë dhe nuk ndihmojnë për asgjë, as për mirë e as për keq. Të tilla ‘argumente’ mund të trullosin vetëm njerëz mendjelehtë. Vallë, a kishte Faraoni të drejtë vetëm sepse sundonte Egjiptin apo se kishte në pronësi toka, lumenj e përrenj? Kjo na qenka prova e cila mund të hidhte poshtë profetësinë dhe mrekullitë e Musait?! Apo ishte fakti që Musai nuk pati shumë pasues, apo që nuk ishte i stolisur me rroba të bukura, apo që nuk kishte oratori të madhe?! A vlenin të gjitha këto për të hedhur poshtë shenjat e mrekullitë e Musait, të cilat tregonin hapur se atë e mbështeste Zoti i Plotfuqishëm?! Vërtet, këto arsyetime të Faraonit ishin shumë fyese për logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, por duke qenë se populli i tij ishte mendjelehtë dhe pa logjikë, ato u konsideruan të pranueshme. Ai popull injorant dhe i shfrenuar mund të pranonte çdo ftesë, pa bërë dallimin mes të vërtetës dhe të kotës. I Madhëruari thotë për ta:Ata ishin një popull i shkatërruar. -Madje, për shkak të shfrenimit të tyre në gjynahe e padrejtësi, Allahu i Madhëruar u vuri në krye Faraonin, që ua zbukuronte edhe më tepër të keqen dhe idhujtarinë.