الشورى
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَلَوْ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزْقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوْا۟ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَـٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَّا يَشَآءُ ۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرٌۢ بَصِيرٌ ٢٧
Allahu i Lartësuar na kujton se, me butësinë dhe mëshirën e Tij për robërit, ai përcakton me masë të caktuar gjithçka nga mirësitë e kësaj dynjaje. Ai nuk ua shton pa kriter pasurinë e kësaj bote. Nëse Allahu do ta bënte këtë pa masë, në botë do të kishte shumë shkatërrime. Kështu, i Lartësuari thotë:Sikur Allahu t’ua shtonte tej mase riskun robërve të Vet, ata do t’i kalonin kufijtë, ... -Po të ndodhte ashtu, robërit do të tregoheshin të pavëmendshëm ndaj adhurimit të Allahut dhe bindjes ndaj Tij. Ata do të kërkonin gjithnjë e më tepër vetëm plotësimin e kënaqësive të tyre të shfrenuara. Ata do t’i përkushtoheshin plotësisht vetëm kësaj bote, edhe nëse kjo do t’i çonte në shkeljen e kufijve të Allahut të Madhëruar dhe në padrejtësi ndaj krijesave...., por Ai i furnizon me masën që dëshiron. Ai di dhe sheh gjithçka te robërit e Tij. -Allahu i shpërndan mirësitë e kësaj bote me masën që Ai dëshiron, sipas butësisë dhe urtësisë së Tij. Ai e di shumë mirë se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme për robin. Sipas një rrëfimi të përcjellë deri tek ne, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë, ka nga robërit e Mi, imani i të cilëve rregullohet veçse duke qenë të pasur, prandaj nëse do t’i varfëroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Po ashtu, ka nga robërit e Mi, imani i të cilëve rregullohet veçse duke qenë të varfër, prandaj nëse do t’i pasuroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Gjithashtu, disa prej robërve të Mi u rregullohet imani veçse nëpërmjet sëmundjes, prandaj nëse do t’i shëroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Me të vërtetë, Unë i rregulloj çështjet e robërve të Mi, duke patur dijen Time të plotë rreth përmbajtjes së zemrave të tyre. Unë jam i Gjithëditur e Gjithëvështrues.”.