انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الشورى
السورة ٤٢

الشورى

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١١

فَاطِرُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ جَعَلَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَٰجًا وَمِنَ ٱلْأَنْعَـٰمِ أَزْوَٰجًا ۖ يَذْرَؤُكُمْ فِيهِ ۚ لَيْسَ كَمِثْلِهِۦ شَىْءٌ ۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْبَصِيرُ ١١

Ai është Krijuesi i qiejve e i tokës. -Allahu është Shpikësi dhe Krijuesi i tyre, me pushtetin, dëshirën dhe urtësinë e Tij.Nga lloji juaj Ai krijoi për ju bashkëshorte ... -Kuptimi: Allahu krijoi për ju bashkëshorte, që të gjeni qetësi dhe prehje në to, që prej jush të vijnë pasardhës e plot mirësi të tjera....edhe nga kafshët krijoi çifte. ... -Të gjitha llojet e kafshëve Allahu i krijoi çift, mashkull dhe femër, që ato të shtohen dhe t’u bëjnë dobi njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë se kafshët i krijoi për ne. Pra, qëllimi i ekzistencës së tyre është thjesht për të mirën dhe dobinë tonë.... që t’ju shumojë. -Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe kafshët çift, që mirësitë të shtohen sa më shumë.Nuk ka të ngjashëm me Të. -Asgjë nuk i shëmbëllen Allahut të Lartësuar. Asnjë krijesë nuk është si Ai dhe nuk i përgjan Atij, as në Qenien e Tij, as në emrat, as në cilësitë dhe as në veprat e Tij. Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, ndërsa cilësitë e Tij janë absolutisht të larta dhe tregojnë madhështinë e Tij. Nëpërmjet veprave të Tij, Allahu i Lartësuar i solli në ekzistencë krijesat pa pasur nevojë për askënd. Ai nuk ka nevojë për shoqërues dhe ndihmës. Allahu nuk ka të ngjashëm, sepse Ai është i Vetëm dhe absolutisht i Plotë në çdo aspekt.Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi. -Allahu është Semîun - Dëgjuesi i të gjitha zërave, në të gjitha gjuhët, kur ato luten për çdo nevojë. Ai është Baŝîr - Gjithëshikuesi absolut. Ai sheh edhe gjurmët e milingonës së zezë, kur ajo ecën mbi një shkëmb gjatë natës së errët. Ai sheh se si depërton ushqimi në trupat e krijesave më të vogla. Ai sheh edhe lëvizjen e ujit nëpër enët më të vogla të trupit. Ky ajet dëshmon për saktësinë e Ehli Suneti uel Xhemah në besimin e tyre për emrat dhe cilësitë e Zotit. Ata pohojnë për Zotin çdo emër dhe cilësi të Tij, që Ai e ka pohuar për Veten e Tij dhe që Muhamedi (a.s.) e ka pohuar për Të. Por, nga ana tjetër, ata mohojnë përgjasimin apo shëmbëllimin e emrave dhe cilësive të Tij me emrat dhe cilësitë e krijesave. Ata i besojnë emrat dhe cilësitë e Tij, por besojnë se asnjë krijesë nuk i përngjet apo i shëmbëllen Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij.