فصلت
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيْنَـٰهُمْ فَٱسْتَحَبُّوا۟ ٱلْعَمَىٰ عَلَى ٱلْهُدَىٰ فَأَخَذَتْهُمْ صَـٰعِقَةُ ٱلْعَذَابِ ٱلْهُونِ بِمَا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ ١٧
Sa u përket(popullit të)Themudit, Ne ia treguam udhën e drejtë, ... - Themudi është një popull i njohur, që ka jetuar në El Hixhr dhe në rrethinat e saj. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t’i ftuar në teuhid dhe për t’i ndaluar nga shirk-u. Ai u solli atyre si mrekulli një deve të madhe dhe i urdhëroi që t’i ndanin ditët me devenë për shfrytëzimin e ujit dhe burimeve të tij: një ditë për devenë, një ditë për ta. Një ditë pinin ujë dhe ditën tjetër pinin nga qumështi i devesë, edhe pse nuk shpenzonin gjë për ushqimin dhe mirëmbajtjen e saj. Ajo thjesht ushqehej në tokën e Zotit. Siç shihet, kjo qe një shenjë shumë e qartë për të gjithë atë popull, shenjë e cila nuk u linte atyre asnjë justifikim.... por ata parapëlqyen verbërinë(e zemrës)kundrejt Udhëzimit. Prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues për shkak të asaj që kishin vepruar. -Allahu i Lartësuar ua tregoi qartë rrugën e vërtetë, dhe ky fakt përforcohet në këtë ajet, ku thuhet: “Ne ua treguam udhën e drejtë”. Të gjithë popujve që u dërgoi profet Allahu i Lartësuar ua qartësoi plotësisht të vërtetën dhe u solli mrekulli, që të mos kishin më asnjë justifikim për mosbesimin, por në rastin e Themudit, mrekullia ishte aq e dukshme dhe aq e qartë, sa çdokush e pa dhe e dëshmoi, i madh dhe i vogël, burra e gra. Megjithatë, për shkak të ligësisë dhe padrejtësisë së tyre, ata dëshiruan më shumë verbërinë kundrejt udhëzimit, deshën kufrin dhe padrejtësinë kundrejt besimit dhe bamirësisë, zgjodhën injorancën dhe shirk-un kundrejt diturisë dhe adhurimit të Zotit si Një dhe të Vetëm. Pra, Allahu i Lartësuar nuk u bëri ndonjë padrejtësi atyre.