انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · فصلت
السورة ٤١

فصلت

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٤

إِذْ جَآءَتْهُمُ ٱلرُّسُلُ مِنۢ بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ ۖ قَالُوا۟ لَوْ شَآءَ رَبُّنَا لَأَنزَلَ مَلَـٰٓئِكَةً فَإِنَّا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ كَـٰفِرُونَ ١٤

Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë:... -Pra, të dërguarit e Zotit shkonin njëri pas tjetrit, për t’u kujtuar Zotin dhe për t’i ftuar në adhurimin e Tij. Mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë: Mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut. Ata kanë urdhëruar për sinqeritet ndaj Allahut dhe kanë ndaluar nga idhujtaria, me të gjitha format dhe rrugët e saj. Megjithatë, ata i refuzuan porositë e Zotit, duke i konsideruar gënjeshtra dhe trillime. Ata thanë:“Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë(të na këshillonte). Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.” - Kuptimi: Ju jeni njerëz të zakonshëm si ne, prandaj nuk e pranojmë thirrjen tuaj. Ky lloj justifikimi i kotë vazhdon e përsëritet nga njerëzit. Ai është vërtet justifikim pa bazë, sepse nuk është kusht që të jesh melek për të qenë profet. Asnjëherë nuk ka ekzistuar një kusht i tillë. Që një profet të dëshmojë se ai vërtet është i dërguar dhe i ndihmuar nga Zoti në misionin e tij, mund të sjellë mrekulli prej Zotit. Nëse profeti i sjell mrekullitë dhe argumentet e dukshme për vërtetësinë e tij, atëherë kundërshtarët le të mblidhen dhe t’i hedhin poshtë ato me argumente të tjera! Por kjo është e pamundur të ndodhë. Ata kurrë nuk mund të hedhin poshtë mrekullitë dhe faktet e sjella nga një profet i Allahut.