فصلت
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ثُمَّ ٱسْتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ وَهِىَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ ٱئْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَآ أَتَيْنَا طَآئِعِينَ ١١
Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” -Ky është një urdhër që duhet të shkojë në vend dhe të ekzekutohet në çdo mënyrë.Të dy (Qielli dhe Toka) thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.” - Kuptimi: Ne kurrsesi nuk mund të dëshirojmë diçka që kundërshton dëshirën dhe urdhrin Tënd, o Zot. Ne nënshtrohemi vullnetarisht e me dëshirë. Kështu u kompletua krijimi i qiejve dhe Tokës në gjashtë ditë të plota, duke filluar nga dita e diel e duke përfunduar ditën e premte. Edhe pse fuqia e Zotit është aq e madhe sa të krijojë gjithçka në një çast të vetëm, edhe pse Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka, Ai gjithashtu është i Urtë, i Butë e i Mëshirshëm. Prej mëshirës dhe butësisë së Tij, Ai vendosi që krijimi i botës të jetë në këtë mënyrë dhe kohë. Nga ajeti: “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!”, kuptohet se Allahu i Lartësuar e ka krijuar qiellin pas krijimit të Tokës. Ndërsa në suren Naziat, Allahu i Lartësuar thotë: “...e pastaj tokën e sheshoi....”. Në pamje të parë duket sikur këto dy ajete janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Por, pa dyshim, në Librin e Zotit nuk mund të gjesh kurrë kundërshtime e kundërthënie. Shpjegimi për këtë është se - ashtu siç thonë shumë komentues të Kur'anit, - vërtet që krijimi i Tokës si trup qiellor ka ndodhur para krijimit të qiejve, ashtu sikurse thuhet në këtë sure, por shtrimi dhe përgatitja e saj, duke e nxjerrë bimësinë, ujin etj., ka ndodhur pas krijimit të qiejve, sikurse thuhet në suren Naziat: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.”. Në këtë ajet nuk thuhet: “E pastaj Tokën e krijoi”, por thuhet: “E pastaj Tokën e sheshoi....”. Pra, pas krijimit të qiellit, ka ndodhur shtrimi i tokës dhe jo krijimi i saj.