انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · غافر
السورة ٤٠

غافر

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤٧

وَإِذْ يَتَحَآجُّونَ فِى ٱلنَّارِ فَيَقُولُ ٱلضُّعَفَـٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا نَصِيبًا مِّنَ ٱلنَّارِ ٤٧

Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon rreth grindjes mes banorëve të Zjarrit dhe qortimeve që ata i drejtojnë njëri-tjetrit. Ai na tregon, gjithashtu, për lutjet dhe përgjërimet që ata i drejtojnë rojes së Xhehenemit dhe pavlefshmërinë e këtyre lutjeve.Dhe ja! Ata do të grinden mes njëri-tjetrit në Zjarr. -Pasuesit do justifikohen me pretendimin se shkaktarë të devijimit ishin udhëheqësit e tyre. Por udhëheqësit do të distancohen nga pasuesit e tyre:Të dobëtit do t’u thonë parisë që mbahej me të madh: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. Atëherë, a mund të na e lehtësoni disi dënimin e Zjarrit?” -Shtresat e dobëta të pasuesve do t’u drejtohen udhëheqësve të tyre, të cilët Zoti i përshkruan si mendjemëdhenj, sepse u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës së Tij. Ata u kujtojnë se ishin pasues të rrugës ku i ftuan, duke iu thënë: Ne ju ndoqëm dhe ju mbështetëm në kryelartësinë dhe arrogancën tuaj. Ju na mashtruat, na devijuat nga e mira dhe na i zbukuruat idhujtarinë e çdo ligësi tjetër. Atëherë, duke qenë se ne ju jemi bindur juve dhe kërkesave tuaja, a mund të na ndihmoni e të na e lehtësoni ndëshkimin në Zjarr, qoftë edhe pak?