غافر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَوْمَ هُم بَـٰرِزُونَ ۖ لَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنْهُمْ شَىْءٌ ۚ لِّمَنِ ٱلْمُلْكُ ٱلْيَوْمَ ۖ لِلَّهِ ٱلْوَٰحِدِ ٱلْقَهَّارِ ١٦
... për Ditën kur ata do të dalin në shesh ... -Ata do të jenë të dukshëm mbi tokë. Të gjithë të tubuar në një vend të sheshtë, ku nuk ka as gropa, as male. Ata do thirren nga zëri i Ftuesit dhe të gjithë do të dalin sheshazi atje.... e kur Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë e tyre. -Atij nuk mund t’i fshihen as robërit, as punët e tyre dhe as ndëshkimi që ata meritojnë.I kujt është Sundimi Sot?, - (Do të thotë Zoti në ditën e gjykimit). I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit, - (Do të përgjigjet po Vetë Zoti). -E cili, përveç Allahut, është sunduesi i kësaj dite të madhe, kur do të tubohen të parët dhe të fundit, banorët e qiellit dhe të tokës? Atë ditë, asnjë krijesë nuk do të ketë asnjë lloj pushteti e sundimi mbi asgjë. Atë ditë, asgjë nuk i vlen askujt, veç punëve të mira. Përfundimi i secilit do të jetë në varësi të veprave që ka bërë. Atë ditë, i gjithë pushteti, sundimi e mbretërimi i takon vetëm Allahut, të Vetmit, Gjithësunduesit. Ai është Unik, i Pashembullt dhe i Pakrahasueshëm, për sa i përket Qenies së Tij, emrave dhe cilësive të Tij, si edhe veprave të Tij. Allahu nuk ka shok të barabartë apo të ngjashëm në asnjë nga këto aspekte. Ai është El Kahhar - Nënshtruesi i të gjitha krijesave, të Cilit i janë dorëzuar e nënshtruar të gjitha krijesat, sidomos në atë ditë, kur fytyrat e të gjithëve do të jenë të përulura dhe të frikësuara para Atij që është El Hajju, El Kajum - i Gjallë e i Përjetshëm. Atë ditë, gjithashtu, askush nuk do të flasë pa lejen e të Madhërishmit.