انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · غافر
السورة ٤٠

غافر

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٣

هُوَ ٱلَّذِى يُرِيكُمْ ءَايَـٰتِهِۦ وَيُنَزِّلُ لَكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ رِزْقًا ۚ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلَّا مَن يُنِيبُ ١٣

Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij mirësitë e begatitë e mëdha, të cilat ua ka dhuruar atyre. Pa dyshim që mirësia më e madhe është qartësimi i të vërtetës dhe dallimi i saj nga e kota dhe humbja. Për të dalluar plotësisht këtë të vërtetë, Ai u sjell atyre shenja e argumente të shumta, që lexohen në gjithësi, në veten tyre dhe në Shpalljen e Tij. Kush i vështron dhe mediton mbi këto argumente nuk ka më asnjë dyshim në njohuritë e përftuara rreth të vërtetës. Kjo është mirësia më e madhe për robërit, sepse nuk i lë ata të çoroditur dhe të hutuar. Allahu i Madhëruar ka sjellë një larmi argumentesh e shenjash, në mënyrë që çdokush të jetojë i qartë për mënyrën si jeton dhe të vdesë i qartë në atë që beson. Sa më e rëndësishme të jetë një çështje, aq më të mëdha, të shumta dhe të kuptueshme janë argumentet që Ai ka sjellë për të. Shih, për shembull, çështjen e teuhid-it në adhurim e në çdo aspekt tjetër. Duke qenë se ajo është ndër çështjet më të rëndësishme, madje më e rëndësishmja dhe më e madhja, edhe argumentet e sjella për të janë më të shumtat e më të shumëllojshmet, qofshin ato argumente logjike apo tekstuale fetare. Edhe në këtë sure, i Madhëruari përmend disa nga këto argumente e shenja:Është Ai që ju tregon shenjat e Tij... -Pas këtij njoftimi, Allahu i Madhëruar vijon të tregojë një nga shenjat e mëdha të Tij:... dhe ju zbret riskun prej qiellit, ... –Kuptimi: Ai ju lëshon ujë nga qielli, me anë të të cilit siguroni jetën tuaj dhe të kafshëve tuaja. Kjo tregon se të gjitha mirësitë janë prej Allahut, si mirësitë e dynjasë, ashtu edhe ato të fesë e të besimit. Në mirësitë e fesë hyjnë njohuritë fetare, argumentet rreth besimit, veprat përkatëse, si dhe suksesi që Allahu u jep robërve për t’i realizuar të gjitha këto. Të dhuruara prej Tij janë, po ashtu, të gjitha mirësitë e dynjasë, që kryesisht e kanë origjinën nga uji, të cilin Allahu e zbret nga qielli për të gjallëruar tokën dhe njerëzit. Të gjitha këto tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin dhe i vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohesh tërësisht e me sinqeritet. Ashtu sikurse Ai është i vetmi që jep mirësi e përkujdeset për krijesat e Tij, Ai duhet të jetë i vetmi i Adhuruar.... por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar. -Nga shenjat dhe argumentet që Zoti sjell përfiton veçse kjo kategori njerëzish: ata të cilët kthehen te Zoti të penduar e të përkushtuar ndaj Tij, me dashuri, drojë, bindje dhe përulje. Këta përfitojnë nga shenjat dhe argumentet e Zotit, të cilat janë për ta mëshirë dhe ndihmë për të parë më qartë rrugën e Zotit. Duke qenë se shenjat dhe argumentet e Allahut të bëjnë që ta përkujtosh Atë me madhështinë e Tij dhe meqenëse përkujtimi sjell sinqeritetin ndaj Tij, i Madhëruari vijon të nxisë për diçka që duhet të vijë natyrshëm te njerëzit që meditojnë mbi shenjat e Tij: