النساء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ نَصِيبًا مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ يَشْتَرُونَ ٱلضَّلَـٰلَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّوا۟ ٱلسَّبِيلَ ٤٤
A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit? -Ky është qortim për të gjithë ata të cilëve u është dhënë Libri dhe dituria dhe largohen nga udha e drejtë. Gjithashtu, kjo është edhe një këshillë për njerëzit e tjerë, që të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga këta të mjerë. Allahu i Lartësuar na i përshkruan kështu ata që e shpërfillin rrugën e drejtë dhe punojnë për devijimin e të tjerëve:Ata blejnë rrugën e gabuar... -Ata e blejnë humbjen dhe devijimin. Aq shumë e duan humbjen, saqë japin çmimin më të lartë për ta arritur. Ata parapëlqejnë humbjen kundrejt udhëzimit, mohimin kundrejt besimit, dëshpërimin kundrejt lumturisë në të dyja jetët. Përveç këtyre:...dhe dëshirojnë që edhe ju ta humbisni rrugën e drejtë. -Pra, ata punojnë dhe janë të angazhuar maksimalisht për devijimin e besimtarëve nga rruga e drejtë. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar është Miku i dashur dhe Ndihmëtari i besimtarëve, Ai ua qartëson atyre të vërtetën që fshehin armiqtë e tyre, dhe pikërisht faktin që ata dëshirojnë devijimin e besimtarëve dhe luftën kundër tyre. Allahu i Lartësuar tregon se ata janë të devijuar vetë, por dëshirojnë e punojnë edhe për devijimin e besimtarëve. Kësisoj, besimtarët kanë nevojë të kujtojnë dhe të dinë se i vetmi Ndihmëtar dhe Shpëtimtar i tyre nga çdo rrezik dhe armik është Allahu i Lartësuar: