النساء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَأْكُلُوٓا۟ أَمْوَٰلَكُم بَيْنَكُم بِٱلْبَـٰطِلِ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَـٰرَةً عَن تَرَاضٍ مِّنكُمْ ۚ وَلَا تَقْتُلُوٓا۟ أَنفُسَكُمْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا ٢٩
O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme,... -Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij që ta konsumojnë pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme. Te “mënyrat e palejueshme” përfshihet vjedhja e grabitja, bixhozi, kamata e forma të tjera të ndaluara të fitimit të pasurisë. Këtu hyn edhe pasuria e shpenzuar apo e shpërdoruar me mendjemadhësi, sepse edhe kjo është një mënyrë e padrejtë e konsumimit të pasurisë. Allahu i Lartësuar vërtet i ka ndaluar këto rrugë të konsumimit të pasurisë, por, nga ana tjetër, ka lejuar mënyra të tjera të pastra dhe të mira, si tregtia e ndershme dhe çdo akt që plotëson kushtet dhe sjell kënaqësinë e palëve. Ai thotë:...përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm -Pra, kontratat e lidhura me pëlqim të ndërsjelltë dhe me kushtet e një tregtie të ndershme janë të lejueshme. Kur thuhet: “me pëlqim të dyanshëm”, përjashtohen kontratat e fajdesë, sepse fajdeja nuk është tregti dhe nuk është një marrëveshje e lejueshme. Po ashtu, ajo kurrsesi nuk mund të kënaqë të dyja palët. Përveç kësaj, palët duhet të jenë të njohura me kushtet dhe përfitimin e tregtisë. Nuk mund të ketë pëlqim të dyanshëm nëse fitimi është i panjohur dhe nëse nuk është e mundur të merret në dorë apo të arrihet. Rrjedhimisht, një kontratë e tillë është e ndaluar. Nga ajeti kuptohet se aktet mund të lidhen nëpërmjet fjalëve ose veprave, sepse nëpërmjet tyre shprehet pranimi dhe pëlqimi. Ajeti mbyllet me fjalët: “Vërtet, Allahu është Mëshirëplotë me ju.” Prej mëshirës së Tij është ruajtja e pasurisë dhe e jetës sonë nëpërmjet këtyre ligjeve, siç përforcohet më pas ky fakt:...dhe mos e vrisni veten! Vërtet, Allahu është Mëshirëplotë me ju. -Kuptimi: Mos e vrisni veten dhe as njëri-tjetrin. Të njëjtin gjykim ka edhe të çosh veten drejt shkatërrimit dhe rreziqeve të rënda, që mund të të gjymtojnë apo të të marrin edhe jetën. Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve dhe nga çdo rrugë që të çon në këto përfundime, dhe kjo ndodh prej mëshirës së Tij. Me mëshirën e Tij, Allahu ka bërë ligje, nëpërmjet të cilëve synon të na ruajë besimin, jetën, mendjen, nderin dhe pasurinë që janë pesë domosdoshmëritë e njeriut. Ne jemi të ndaluar që t’i shpërdorojmë apo humbasim jetën dhe pasurinë (po kështu edhe fenë, nderin dhe mendjen). Vëreni me kujdes fjalët e Allahut të Lartësuar: “Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme” dhe: “mos e vrisni veten”. Në të dyja rastet, Ai na është drejtuar në shumës, që të kuptojmë se pasuria dhe jeta e të tjerëve duhen trajtuar njëlloj si të ishin tonat, duke i ruajtur ato në formën më të mirë. Po ashtu, këto fjalë dëshmojnë për themelin e shoqërisë islame, e cila duhet të ndërtohet duke patur dashamirësi dhe përkujdesje të ndërsjelltë mes muslimanëve. Besimtarët duhet të jenë për njëri-tjetrin ashtu sikurse ka thënë Profeti (a.s.): si një ndërtesë e vetme, ose si një trup i vetëm, i tillë që, nëse njëra pjesë e tij vuan, të gjithë të tjerët kujdesen dhe përpiqen ta shërojnë dhe rregullojnë atë. Kjo përkujdesje duhet të jetë në të gjitha aspektet e jetës, në aspektet e fesë dhe besimit, por edhe në ato të kësaj dynjaje, për nevojat e ndryshme të saj.