النساء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَظَلَمُوا۟ لَمْ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلَا لِيَهْدِيَهُمْ طَرِيقًا ١٦٨ إِلَّا طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَـٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًا ۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًا ١٦٩
Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.... -Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “...dhe bëjnë padrejtësi...”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të. Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë:Dhe kjo për Allahun është e lehtë. -Allahu i Lartësuar nuk u kushton asnjë lloj rëndësie atyre dhe as nuk i vështron, sepse ata nuk meritojnë të mirën. Ata meritojnë veçse atë që vetë e kanë zgjedhur.