النساء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
إِن يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ إِنَـٰثًا وَإِن يَدْعُونَ إِلَّا شَيْطَـٰنًا مَّرِيدًا ١١٧
Ata(idhujtarët)lusin vetëm idhuj femërorë, dhe i drejtohen vetëm Shejtanit plot sherr. -Idhujtarët u luteshin idhujve të sajuar dhe të emërtuar nga të parët e tyre me emra femrash, si Uzaja apo Menata. Duke qenë se emrat e tyre ishin të gjinisë femërore, kjo tregonte edhe mangësinë e vetë të emërtuarave me to. Ato ishin idhuj të kotë, pa asnjë cilësi përsosmërie, sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar në shumë ajete kur’ânore. Ai na tregon se ato nuk mund të krijonin, nuk mund të furnizonin dhe nuk mund t’i mbrojnë adhuruesit e tyre, madje as veten e tyre. Ato nuk kishin në dorë as të bënin mirë e as keq dhe nuk mund të ndihmonin as vetveten për të shpëtuar nga ndonjë e keqe. Allahu i Lartësuar na tregon se idhujt as nuk dëgjojnë, as nuk shikojnë dhe as nuk mendojnë a ndiejnë. Atëherë, si mund të adhurohet diçka që ka cilësi të tilla dhe të lihet mënjanë përkushtimi me sinqeritet ndaj Allahut, të Cilit i takojnë emrat më të bukur, cilësitë më të larta, lavdia e plotë, madhështia, lartësia, fuqia, bukuria, mëshira, mirësia dhe bujaria e plotë?! Ai është i Vetmi, që nuk ka të dytë, në dorën e të Cilit është pushteti për të krijuar dhe për t’u kujdesur e administruar çështjet e krijesave të Tij. Vetëm Ai ka të drejtën që, me urtësinë e Tij të madhe, të sundojë dhe të përcaktojë çdo çështje dhe ligj. Domethënë, një këmbim i tillë është vepra më e shëmtuar, që tregon për mangësinë e atyre që e kryejnë, për nivelin e ulët ku kanë rënë, nivel që nuk mund të përshkruhet dhe përfytyrohet. Në fakt, adhurimi i idhujve është thjesht në dukje, sepse në të vërtetë ata adhurojnë veçse Shejtanin e mallkuar, armikun e tyre, i cili synon t’i shkatërrojë me çdo mënyrë të mundshme. Shejtani është krijesa më e largët nga mëshira e Allahut, sepse është Ai që e ka dëbuar dhe larguar nga mëshira e Vet.