انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الزمر
السورة ٣٩

الزمر

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٧٤

وَقَالُوا۟ ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى صَدَقَنَا وَعْدَهُۥ وَأَوْرَثَنَا ٱلْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ ٱلْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَآءُ ۖ فَنِعْمَ أَجْرُ ٱلْعَـٰمِلِينَ ٧٤

Ata(të Xhenetit)do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu që e përmbushi premtimin e Vet për ne...” -Duke e lavdëruar Allahun për udhëzimin në rrugën e drejtë dhe për mirësinë që u dhuroi duke i futur në Xhenet, ata thonë gjatë hyrjes në të: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet! Ai na e premtoi Xhenetin nëpërmjet profetëve. Ai na premtoi se do të na fuste në Xhenet nëse besonim sinqerisht dhe bënim punë të mira. Dhe tani, Zoti ynë e plotësoi atë që na premtoi dhe e përkreu mirësinë që na dhuroi!”“dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam.” -Ai na e la në trashëgim tokën e Xhenetit, që të vendosemi aty ku të duam. Ne mund të shkojmë në çdo vend që të dëshirojmë në Xhenet dhe do të shijojmë në të çdo mirësi që e kërkojmë dhe e dëshirojmë. Në Xhenet nuk ka asgjë të ndaluar.“Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!”. -Ata janë pëpjekur shumë në bindje ndaj Zotit të tyre përgjatë kohës së dynjasë, që ishte e shkurtër dhe përfundoi shpejt, por me këtë fituan shumë mirësi dhe shpërblime të përjetshme e të pandërprera. Ky është vendi që meriton çdo admirim. Ky është vendi kur Allahu do të nderojë të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij dhe që e pëlqen që të jetë vendqëndrimi dhe shpërblimi i tyre. Ai Vetë e ndërtoi pjesën më të lartë të Xhenetit dhe e mbolli me duart e Veta, e rrethoi me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Vetëm një pjesë e vogël e këtij vendi largon çdo trishtim të dynjasë dhe të bën të harrrosh çdo dhimbje e vuajtje.