الزمر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
قُلْ أَفَغَيْرَ ٱللَّهِ تَأْمُرُوٓنِّىٓ أَعْبُدُ أَيُّهَا ٱلْجَـٰهِلُونَ ٦٤
Thuaj: “O ju të paditur! Mos vallë po më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?” - Thuaju, o i Dërguar, këtyre injorantëve, të cilët të ftojnë që të adhurosh dikë tjetër veç Allahut: “O ju të paditur! Mos, vallë, po më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?” Pra, thuaju atyre këto fjalë, duke i bërë të kuptojnë se kjo ftesë që po të bëjnë është produkt i injorancës së tyre. Nëse do ta dinin se Allahu është i Plotë dhe Absolut në çdo drejtim dhe se Ai është i vetmi Dhurues i të gjitha mirësive, do ta kuptonin se Ai është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet. Çdo gjë tjetër është e mangët, e dobët dhe nevojtare në çdo aspekt. Ata nuk mund të sjellin as dëm as dobi. Atëherë, si mund të propozojnë për të rënë në një injorancë dhe krim të tillë?