الزمر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَٱتَّبِعُوٓا۟ أَحْسَنَ مَآ أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ ٱلْعَذَابُ بَغْتَةً وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ ٥٥
Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, -Në Librin e Tij janë shpallur urdhëresa të shumta për punë të mira shpirtërore, si dashuria për Allahun, frikërespekti për Të, dituria rreth Tij, shpresa për shpërblimin e Tij, dashamirësia për njerëzit dhe këshilla e rregullimi i gjendjes së tyre, si dhe largimi nga të kundërtat e këtyre gjërave. Ai ka urdhëruar edhe për punë të jashtme e të dukshme, si falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi, kryerja e haxhit, sadakaja dhe të gjitha llojet e bamirësisë. Pikërisht këto urdhëresa janë pjesa më e mirë që Zoti na ka shpallur. Atëherë, ai që nënshtrohet të zbatojë këto urdhëresa konsiderohet se është musliman i kthyer tek Zoti dhe i dorëzuar tek Ai.para se t’ju vijë dënimi - krejt papritur e pa e marrë vesh. -Bëje këtë para se të vijë kjo ditë. Të gjitha këto janë një nxitje që njeriu t'i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i afrohen dhe të mos vonohet aspak në përmbushjen e këtyre cilësive në veten e vet. Allahu i paralajmëron dhe kërcënon që njerëzit të mos vazhdojnë në hutim dhe pakujdesi, derisa të vijë dita që do të pendohen, por nuk do t'u vlejë më pendimi. Kijeni frikë atë ditë kur dënimi t’ju vijë krejt papritur e pa e marrë vesh, për sa e sa gabime dhe padrejtësi që keni bërë.