انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الزمر
السورة ٣٩

الزمر

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥

خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِٱلْحَقِّ ۖ يُكَوِّرُ ٱلَّيْلَ عَلَى ٱلنَّهَارِ وَيُكَوِّرُ ٱلنَّهَارَ عَلَى ٱلَّيْلِ ۖ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ ۖ كُلٌّ يَجْرِى لِأَجَلٍ مُّسَمًّى ۗ أَلَا هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْغَفَّـٰرُ ٥

Allahu i Madhëruar na njofton se Ai:Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. -I krijoi me urtësi dhe për një qëllim të madh e mirësi të madhe. Ai i krijoi ato që t'i urdhërojë robërit dhe t'i shpërblejë e ndëshkojë, për përmbushje ose jo të ligjeve të Tij.Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë(mbështjellë)natën; -Allahu e ndërfut njërën në tjetrën dhe e bën që ato të zëvendësojnë njëra tjetrën. Ato nuk bashkohen të dyja bashkë. Kur vjen njëra, largohet tjetra dhe ia lë vendin asaj.Ai i ka nënshtruar Diellin e Hënën(sipas ligjit të Tij), -Allahu i nënshtroi që të lëvizin me rregull dhe sistem.që lëvizin sipas një afati të caktuar. -Secili nga këta trupa lëviz me urdhrin dhe rregullin e Zotit, deri në afatin e caktuar nga Ai, kur kjo botë të përfundojë dhe të shkatërrohet. Atë ditë, Allahu do ta shkatërrojë çdo rregull të saj, do të shkatërrojë Diellin e Hënën dhe do t'i ringjallë krijesat me krijimin e ri, që të përfundojnë në vendin e përjetshëm, ose në Xhenet ose në Zjarr.Ai është Ngadhënjimtari -Allahu është El Aziz, domethënë, Krenari, Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, që kurrë nuk mposhtet. Ai është Mëshiruesi i gjithçkaje. Për atë asgjë nuk është e pamundur. Me fuqinë e Tij, Allahu krijoi gjithë këto krijesa madhështore dhe i nënshtroi të lëvizin dhe funksionojnë ashtu siç Ai dëshiron. Allahu është Falësi i madh. Ai fal dhe fal pandërprerë gjynahet e robërve të Tij besimtarë, që gjithmonë pendohen dhe kthehen tek Ai.Falësi i Madh. -Ai është Falës edhe për ata që i bëjnë shirk, që, pasi i shikojnë argumentet e Tij, pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar.