الزمر
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
لَـٰكِنِ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ رَبَّهُمْ لَهُمْ غُرَفٌ مِّن فَوْقِهَا غُرَفٌ مَّبْنِيَّةٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۖ وَعْدَ ٱللَّهِ ۖ لَا يُخْلِفُ ٱللَّهُ ٱلْمِيعَادَ ٢٠
Kurse, për ata që iu frikësuan Zotit të tyre janë ndërtuar pallate të larta me dhoma(të shumta)njëra mbi tjetrën, poshtë të cilave rrjedhin lumenj. -E gjithë lumturia dhe të gjitha mirësitë janë përgatitur për të devotshmit. Allahu i Madhëruar ka përgatitur për ta çdo lloj mirësie. Askush nuk mund t'i përshkruajë plotësisht ato mirësi. Allahu i Lartësuar thotë se ata "... do të jenë në dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën...". Ato janë banesa janë të zbukuruara. Aq të hijshme dhe të bukura janë, saqë nga jashtë dallon bukuritë që fshihen brenda dhe nga brenda mund të shohësh çfarë ka jashtë. Ngaqë janë shumë lart, ato duken, ashtu sikur duken yjet në qiell. Dhomat qëndojnë njëra sipër tjetrës. Ato janë të ndërtuara me mjeshtëri dhe hijeshi, një gur prej floriri e një prej argjendi, që lidhen me misk, që kundërmon aromë të këndshme. Allahu i Lartësuar thotë se poshtë atyre dhomave rrjedhin lumenj. Ato lumenj janë me ujë të bollshëm dhe të pastër. Ata vadisin të gjitha kopshtet dhe bimësinë. Kështu, ato kopshte gëlojnë nga frutat e shijshme dhe të pjekura.Ky është premtimi i Allahut. Dhe Allahu kurrë nuk e thyen premtimin(e Tij). - Ky është shpërblimi që Allahu ka premtuar për të devotshmit, dhe ky premtim patjetër do të përmbushet. Le të realizojnë besimtarët devotshmërinë ndaj Zotit me kushtet e saj dhe të jenë të sigurt se Allahu ka për ta përmbushur premtimin e Vet dhe do t'ua japë të plotë shpërblimin e tyre.