انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · ص
السورة ٣٨

ص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٦٥

قُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٌ ۖ وَمَا مِنْ إِلَـٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ ٦٥

Thuaj: “Unë jam vetëm paralajmërues.” -Nëse ata të kërkojnë ty, o i Dërguar, diçka që nuk është në dorën tënde, thuaju: Unë jam vetëm një paralajmërues. Kjo është gjithçka që unë kam mundësi. Çdo çështje është në dorë të Allahut. Unë jam ngarkuar veçse që t'ju kumtoj urdhëresat dhe ndalesat e Zotit, t’ju tregoj për mirësinë e t'ju nxis drejt saj, t'ju këshilloj për t'iu larguar të keqes dhe tju mësoj mënyrat e shpëtimit prej saj. Ai që e gjen rrugën dhe dritën e udhëzimit të plotë, le ta dijë se e ka për të mirën e vet. Kush largohet dhe e shpërfill udhëzimin, le ta dijë se ka dëmtuar veçse vetveten. Për këtë arsye, mësojeni të vërtetën e sigurt se:Nuk ka asnjë zot tjetër(që meriton adhurimin), përveç Allahut, që është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar(mbi gjithcka). -Askush tjetër nuk meriton të adhurohet me meritë, veç Allahut. Ai është Një i Vetëm e Ngadhënjimtar. Ky përshkrim mjafton për ta besuar se Ai është i vetmi që meriton adhurimin si një dhe i pashoq. Ai dhe vetëm Ai meriton të adhurohet si një i vetëm, sepse Ai është Një në të gjitha aspektet dhe është Ai që ka nënshtruar dhe përulur gjithçka. Nuk mund të ketë dy me cilësinë Ngadhënjimtar ‘Nënshtrues i Gjithçkaje’. Allahu është Një i vetëm dhe si i tillë është i vetmi që e meriton ta adhurosh, t'i përulesh dhe t'i nënshtrohesh ligjit të Tij. Pasi solli këto dy cilësi për Veten, Allahu sjell edhe një argument tjetër: njëshmërinë e Tij në Rububije, pra, në pohimin e Tij si i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar i qiejve dhe Tokës. Ai thotë: