ص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَمَا خَلَقْنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا بَـٰطِلًا ۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ۚ فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنَ ٱلنَّارِ ٢٧
Allahu i Madhëruar na njofton për urtësinë e Tij të madhe në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe për faktin se Ai nuk i krijoi ato pa qëllim e pa dobi.Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç'ka mes tyre, pa qëllim(shkel e shko). Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. -Këta e mohojnë Zotin e tyre dhe mendojnë rreth Tij gjëra që nuk i shkojnë madhështisë së Tij.Mjerë ata që nuk besojnë, nga zjarri që i pret! -Zjarri ka për t'ua treguar të vërtetën atyre. Nxehtësia e tij do të hyjë në çdo skutë të shpirtit të tyre. Allahu i Lartësuar i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe për të vërtetën. Ai i krijoi ato që njerëzit të mund të njohin diturinë e Tij të plotë, pushtetin e Tij të gjerë dhe të besojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimet, dhe askush tjetër veç Tij. Të gjithë, përveç Tij, janë krijesa dhe nuk mund të krijojnë asnjë thërrmijë në qiej dhe në Tokë. Allahu i krijoi që njerëzit ta dinë se Ai që i krijoi është i Plotfuqishëm që t'i ringjallë dhe Ai do të bëjë ndarjen mes atyre që pasojnë të mirën dhe atyre që zhyten në ligësi dhe mosbesim. Të mos mendojnë injorantët, që nuk e njohin urtësinë e Allahut, se Ai do t’i trajtojë njëlloj në gjykimin e Tij të mirët dhe të këqijtë, siç thotë më pas: