ص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
ٱصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذْكُرْ عَبْدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلْأَيْدِ ۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ ١٧
Por ti bëj durim ndaj çfarë thonë ata dhe kujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin(në fé e në trup)! -Bëj durim, ashtu sikurse bënë durim edhe profetët para teje! Dije se fjalët e tyre nuk e dëmtojnë aspak të vërtetën dhe as ty! Ata dëmtojnë veç vetveten. Pasi e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim përballë keqtrajtimit nga populli i tij, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të jetë i durueshëm, nëpërmjet adhurimit të Allahut si një dhe i vetëm dhe të kujtojë gjendjen e adhuruesve të sinqertë të Zotit, siç thotë edhe në ajetin tjetër: "Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të! Shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz, dhe ji i qendrueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria. [Ta Ha 130 – 132]. Kjo do të thotë që adhurimet e shumta të ndihmojnë të jesh i durueshëm dhe të përballosh peshën e rëndë të përgjegjësive dhe sfidave. Ndër adhuruesit më të mëdhenj ishte edhe profeti Dauud (a.s), të cilin Allahu e përshkruan duke thënë: "… kujto robin Tonë, Davudin, të fuqishmin (në fé e në trup)!" Ai ishte shumë i fortë dhe i gjallë në adhurimet që i përkushtonte Allahut me trupin dhe zemrën e tij.Ai gjithmonë kthehej tek Allahu(me pendim të sinqertë e bindje të plotë)- Ai kthehej gjithmonë tek Zoti me pendim të sinqertë dhe të vërtetë. Për të gjitha çështjet e tij, ai i mbështetej Allahut, duke i kërkuar gjithmonë ndihmë. Ai i kthehej Zotit duke i shprehur dashurinë e madhe, adhurimet e sinqerta, frikën dhe respektin për Të, por edhe shpresën e madhe tek Ai. Gjithmonë e shihje të përulur kur i përgjërohej Zotit. Ai kthehej tek Zoti i vet sa herë që bënte ndonjë gabim, duke u larguar me nxitim prej gabimit.