الصافات
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَعِندَهُمْ قَـٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ عِينٌ ٤٨
Pranë tyre qëndrojnë (hyritë)symëdhatë, me shikim të përulur, - Në kopshtet e mirësive, ata do të kenë këtë lloj kënaqësie. Atje i presin hyritë symëdha dhe të plota në të gjitha cilësitë e tyre. Ndër këto cilësi, Allahu përmend se janë "kasiratut-tarfi" - syulura. Janë të tilla sepse ato janë të mahnitura pas burrave të tyre dhe nuk i largojnë shikimet nga ata. Ato nuk shohin dikë tjetër, sepse burrat do të jenë në kulmin e bukurisë dhe hijeshisë dhe ato nuk mund të gjejnë në Xhenet si bashkëshortët e tyre. Por ka mundësi që kuptimi i fjalës "kasiratut-tarfi" të jetë: "tërheqëse shikimesh". Burri që i sheh i mbeten sytë tek ato, nga bukuria e madhe që kanë. Kjo tregon se bukuria e tyre është e jashtëzakonshme. Kufizimi i shikimit tregon se edhe zemra e trupi janë të përkushtuara tërësisht pas tyre. Të dyja kuptimet janë të sakta dhe të mundshme. Kjo tregon për bukurinë e madhe dhe të pashembullt të burrave dhe të grave në Xhenet dhe për dashurinë dhe tërheqjen e jashtëzakonshme mes tyre atje. Kur ata bashkohen me njëri-tjetrin, asgjë tjetër nuk futet mes tyre. Kjo tregon për pastërtinë dhe ndershmërinë e tyre dhe për faktin se në Xhenet nuk do të ketë urrejtje, smirë, armiqësi e zemërim. E si të ekzistojnë këto në kopshtet e mirësive, ku çdo ligësi është larg dhe nuk ka vend në to?! Allahu i përshkruan hyritë si "Aijn". Ky është një përshkrim i syve të tyre, që janë shumë të bukur, me një pamje vezulluese e shprehëse. Allahu i Madhëruar vazhdon t'i përshkruajë hyritë duke thënë: