انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الصافات
السورة ٣٧

الصافات

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآيات ١٤٠–١٤١

إِذْ أَبَقَ إِلَى ٱلْفُلْكِ ٱلْمَشْحُونِ ١٤٠ فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُدْحَضِينَ ١٤١

Kujto kur ai vrapoi(si një rob i aratisur)drejt anijes që ishte e mbushur plot e përplot(me udhëtarë)! Dhe hodhi short(me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi(ndaj e hodhën në det). -Junusi u largua, duke bërë kështu një vepër që Zoti nuk e donte. Ai mendoi se Zoti nuk do ta ndëshkonte për të. Allahu i Madhëruar nuk na ka treguar se çfarë vepre bëri Junusi, që Ai nuk e pëlqeu, sepse, me sa duket, është e panevojshme; në të kundërt, do të na kishte njoftuar. E rëndësishme në gjithë këtë histori është se Junusi bëri një gabim, për të cilin Zoti i dha një mësim të mirë, edhe pse ai ishte nga profetët e Tij të nderuar. Sidoqoftë, Allahu e shpëtoi, pas këtij mësimi që i dha, dhe largoi nga ai çdo vuajtje. Allahu i Madhëruar bëri të mundur që më pas të ndodhnin shumë gjëra të mira, që do të rregullonin gjendjen e Profetit. Kur Junusi u largua, shkoi në një anije, e cila, siç thotë Zoti: "ishte e mbushur plot e përplot (me udhëtarë)”, pra, ishte e tejmbushur me njerëz. Kur panë se anija ishte tej mase e rënduar dhe në rrezik për t’u mbytur të gjithë, njerëzit vendosën që ta lehtësonin peshën e saj duke hedhur në det disa nga udhëtarët. Duke qenë se nuk mund ta zgjidhnin se kë do të hidhnin, ata vendosën ta bënin me short. Kujt t’i binte shorti, do të hidhej në det. Kur Allahu i Lartësuar dëshiron diçka, e lehtëson rrugën e realizimit të saj. Allahu tha: "... Dhe hodhi short (me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi (ndaj e hodhën në det)." Pra, shorti i ra Junusit (a.s), dhe kështu ata e hodhën në det.