الصافات
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَبَـٰرَكْنَا عَلَيْهِ وَعَلَىٰٓ إِسْحَـٰقَ ۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحْسِنٌ وَظَالِمٌ لِّنَفْسِهِۦ مُبِينٌ ١١٣
Ne e bekuam atë dhe Is’hakun. Ndër pasardhësit e tyre do të ketë njerëz punëmirë, por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe. - Kuptimi: Ne zbritëm mbi ta begati e bekime të shumta. Allahu i Madhëruar do t'u dhuronte dituri të madhe dhe të dobishme dhe do t'i bënte që të punonin dhe të ishin adhurues të mirë. Nga këta dy fëmijë, Ismailin dhe Is'hakun, Allahu do të përhapte në botë tre popuj të mëdhenj. Nga Ismaili do të sillte popullin arab dhe Profetin më të zgjedhur të fundit të kohës, Muhamedin (a.s.). Ndërsa nga Is'haku do të vinte populli i bijve të Izraelit dhe populli i romakëve pasardhës të Is'hakut. Megjithatë, "... por do të ketë edhe nga ata që e ngarkojnë shpirtin dukshëm me gjynahe." Pra, jo të gjithë do të jenë të mirë. Prej tyre do të ketë të mirë, por edhe të këqij. Do të ketë të drejtë, por edhe të padrejtë ose keqbërës të mëdhenj, të zhytur në mohimin e Zotit dhe idhujtari. Kjo u tha në mënyrë që të mos keqkuptohej fjala: "Ne e bekuam atë dhe Is’hakun ...". Domethënë, ky bekim nuk do të kalonte tek të gjithë pasardhësit e tyre. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur.