انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · يس
السورة ٣٦

يس

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٦

لِتُنذِرَ قَوْمًا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمْ فَهُمْ غَـٰفِلُونَ ٦

Që të mund të paralajmërosh një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar dhe ata mbetën të pavëmendshëm (ndaj Argumentave të Allahut). -Pasi u betua për vërtetësinë e Shpalljes dhe profetësinë e Muhamedit dhe solli argumente treguese të saj, Allahu i Madhëruar na tregon se dërgimi i Profetit dhe sjellja e Shpalljes ishte nga nevojat më të mëdha për njerëzimin: "Për të paralajmëruar një popull, të parët e të cilëve nuk qenë paralajmëruar ..." Këta ishin fillimisht arabët, që ishin popull i paditur dhe i paqytetëruar, tek të cilët nuk ishte sjellë ndonjë shpallje qiellore apo profet. Ata i kishte mbuluar padituria dhe ishin tërësisht të zhytur në humbje. Për këtë shkak, popujt e tjerë talleshin dhe i nënçmonin arabët. Atëherë, Allahu i Lartësuar dërgoi një profet nga gjiri i tyre, që t'i pastronte, t'u mësonte Librin dhe urtësinë, kur më parë ishin në humbje të thellë. Ai e dërgoi Profetin që fillimisht t'i këshillonte e paralajmëronte ata, e pastaj të gjithë popujt e tjerë. Ai e dërgoi këtë Profet madhështor që t'i këshillonte e t'u kujtonte atë Shpallje që kishin në duart e tyre dhe që ata të pasonin të vërtetën e Zotit. Me dërgimin e Profetit, Allahu u bëri një mirësi të madhe arabëve në mënyrë të veçantë dhe gjithë botës në përgjithësi. Megjithatë, edhe pas dërgimit të Profetit, njerëzit u ndanë në dy grupe. Njëri grup e refuzoi atë Shpallje që Muhamedi solli nga Zoti dhe e shpërfillën paralajmërimin e tij. Këta janë ata për të cilët Allahu thotë: