انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · يس
السورة ٣٦

يس

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٥٨

سَلَـٰمٌ قَوْلًا مِّن رَّبٍّ رَّحِيمٍ ٥٨

“Selam” është fjala që do t'u thotë (atyre) Zoti Mëshirëplotë. -Ata do të përjetojnë edhe diçka, që ia kalon çdo kënaqësie tjetër në Xhenet. Ata do të përshëndeten me selam nga Allahu i Lartësuar. Ky ajet është argument shumë i qartë që Allahu i Madhëruar do t'u flasë dhe do t'i përshëndesë me selam besimtarët në Xhenet. Këtë Allahu i Madhëruar e përforcon me fjalën “Kaulen min Rab-bir-Rahim”, domethënë, fjalë nga Zoti i tyre, që është Mëshirëplotë. Kur t'u flasë dhe përshëndesë me selam Zoti Mëshirëplotë, ata do të përjetojnë paqen dhe lumturinë me të gjitha përmasat e saj. Nuk ka përshëndetje më lumturisjellëse, më të madhe dhe të mrekullueshme sesa përshëndetja e Tij. Asnjë kënaqësi nuk mund të krahasohet me të. Si mendon se mund të jetë përshëndetja e Mbretit të gjithësisë, Zotit të Madhërishëm të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit në atë vend të mirësive dhe lumturisë, kur t'u drejtohet të dashurve të Tij dhe t'i njoftojë se është i kënaqur prej tyre dhe kurrë nuk ka për t'u zemëruar me ta?! Sikur Allahu të mos e kishte përcaktuar që ata të jenë të përjetshëm dhe të mos vdesin në Xhenet, zemrat e tyre do të dilnin jashtë nga ai gëzim, nga ajo kënaqësi e lumturi. E lusim Zotin tonë që të mos na privojë nga ajo mirësi dhe i përgjërohemi që të na lumturojë duke na mundësuar të shohim fytyrën e Tij të nderuar. Pasi përmendi shpërblimin dhe pritjen e nderuar të të devotshmëve, Allahu tregon edhe dënimin e keqbërësve. Ditën e Gjykimit, atyre do t'u thuhet: