آل عمران
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَكُونُوا۟ كَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَقَالُوا۟ لِإِخْوَٰنِهِمْ إِذَا ضَرَبُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ أَوْ كَانُوا۟ غُزًّى لَّوْ كَانُوا۟ عِندَنَا مَا مَاتُوا۟ وَمَا قُتِلُوا۟ لِيَجْعَلَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ حَسْرَةً فِى قُلُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ يُحْىِۦ وَيُمِيتُ ۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ ١٥٦
O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët... -Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e tij besimtarë që t'u përgjasojnë mohuesve të Tij, të cilët nuk e besojnë dhe as adhurojnë Zotin e gjithësisë, të cilët nuk e besojnë kaderin e Tij, munafikë qofshin apo të tjerë. Ky ndalim është gjithëpërfshirës, por në mënyrë të veçantë në aspektin vijues:...që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin.” –Kështu thonin ata për vëllezërit e tyre të gjakut apo të fesë, kur niseshin në udhëtim për tregti ose për të luftuar.Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre(mohuesve). –Ata kundërshtonin caktimin e Allahut, a thua se kishin ndonjë mundësi për t'i shpëtuar atij. Ky qe një vetëmashtrim i qartë i tyre, sepse i Lartësuari thotë: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që do të ishin caktuar të vriteshin, do të shkonin patjetër në vendin ku do të vriteshin.” [Al Imran 154]. Ose: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju kapë, edhe në qofshi në kështjella të fortifikuara mirë.” [Nisa 78]. Të mjerët! Nuk donin ta pranonin se ky vetëmashtrim nuk do t'i ndihmonte aspak të shpëtonin nga caktimi dhe gjykimi i drejtë i të Urtit, të Gjithëditurit. Të tilla fjalë ishin thjesht burim i dëshpërimit në shpirtin e tyre. Ato e thellonin edhe më shumë fatkeqësinë e tyre. Ndërsa besimtarët e sinqertë të Allahut e dinë me siguri dhe e pranojnë se çdo gjë vjen veçse me caktimin e Allahut. Ata e dinë se detyra e tyre e vetme është të besojnë dhe ta pranojnë me kënaqësi caktimin e Allahut të Lartësuar, sepse vetëm në këtë mënyrë Ai do t'i ndriçojë dhe udhëzojë zemrat e tyre dhe do t'i forcojë ata të përballojnë çdo situatë dhe sprovë, sado të rënda qofshin ato. Pastaj Allahu i Lartësuar i qorton ata duke përmendur disa fakte të padiskutueshme të madhështisë dhe pushtetit të Tij absolut.Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje. -Allahu është i vetmi që ka fuqi për një gjë të tillë, ndërkohë që kujdesi i njeriut nuk mund ta ndryshojë aspak kaderin.Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -Ai do t'ju shpërblejë sipas punëve apo mohimit tuaj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se martirizimi në rrugën e Tij nuk është diçka negative. Përkundrazi, ai është një gradë e lartë për të cilin duhet garuar, sepse është një shkak për faljen dhe mëshirën e Allahut. Martirizimi në rrugën e Tij është shumë herë më i mirë se ajo që grumbullojnë ata që adhurojnë dynjanë prej saj, siç thotë i Lartësuari: