انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · آل عمران
السورة ٣

آل عمران

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٢٣

وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ بِبَدْرٍ وَأَنتُمْ أَذِلَّةٌ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ ١٢٣

Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur ju ishit të paktë në numër. -Kjo ishte një shprehje e bamirësisë së Allahut ndaj adhuruesve të Tij, por ajo ishte edhe një kujtesë shumë e rëndësishme për besimtarët, që ata të analizonin shkaqet e fitores dhe të humbjes. Allahu u rikujton atyre që Ai është i Plotpushtetshëm t'i ndihmojë dhe t'u dhurojë fitoren, edhe nëse janë të pakët në numër dhe të dobët në mjete ushtarake, sikurse veproi në luftën e Bedrit, ku Ai u dha fitoren, edhe pse armiku ishte i madh në numër dhe i përgatitur mirë ushtarakisht. Beteja e Bedrit ndodhi në vitin e dytë të hixhretit. Profeti (a.s.) doli nga Medina në krye të 320 e ca luftëtarëve. Me vete kishin vetëm 70 deve dhe dy kuaj. Në fakt, ata nuk dolën për luftë, por në kërkim të një karvani të kurejshve që do të kalonte në ato vise gjatë kthimit nga tregtia e Shamit. Kur idhujtarët e Mekës dëgjuan për synimin e Profetit (a.s.) drejt karvanit, ata u përgatitën mirë ushtarakisht dhe u nisën për të mbrojtur karvanin e tyre. Ishin më tepër se 1000 luftëtarë të armatosur plotësisht dhe një numër i madh kuajsh. Palët u takuan në një burim të quajtur Bedër, mes Mekës dhe Medinës. Aty u zhvillua dhe beteja e ashpër dhe e madhe, që mbahet mend në historinë e Islamit. Fitorja e dhuruar nga Allahu i Lartësuar ishte e jashtëzakonshme. Atje u vranë shtatëdhjetë vetë nga krerët dhe më trimat e idhujtarëve. Shtatëdhjetë të tjerë u kapën rob, ndërkohë që i gjithë kampi i tyre u rrethua nga muslimanët. Megjithatë, kjo ngjarje do të shtjellohet më tej në suren Enfal. Allahu i Lartësuar e sjell këtë ilustrim të suksesit të dhuruar prej Tij që ne të meditojmë rreth shkaqeve të fitores dhe ndihmës së Tij. Ai e ka bërë këtë, gjithashtu, që ne të ruhemi dhe të jemi mirënjohës për mirësitë e Tij, siç thotë më pas:Atëherë frikësojuni Zotit, për të treguar mirënjohje ndaj Tij! –Ata që mvishen me devotshmëri janë treguar falënderues dhe mirënjohës ndaj Zotit të tyre, ndërsa ata që i shpërfillin urdhrat dhe ndalesat e Tij nuk janë treguar falënderues dhe nuk mund të quhen mirënjohës ndaj Zotit të tyre.