انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · العنكبوت
السورة ٢٩

العنكبوت

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٦

فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٌ ۘ وَقَالَ إِنِّى مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّىٓ ۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ ٢٦

Luti e besoi atë(Ibrahimin), që tha: “Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im.” -Ibrahimi vazhdoi të ftonte popullin e tij, por ata vazhduan me inatin dhe mosbesimin e tyre. Ftesës së tij iu përgjigj Luti (a.s), të cilin Allahu e zgjodhi për ta bërë profet dhe e dërgoi te populli i vet. Ibrahimi (a.s), kur vërejti se ftesa e tij nuk po sillte ndonjë dobi te populli i vet, tha: "Unë do të mërgoj për atje ku më udhëzoi Zoti im." Ai u largua nga ai vend i keq, për të shkuar në tokën e bekuar, në tokën e Shamit.“Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti.” - Ai është Ngadhënjimëtar dhe e ka gjithë pushtetin që t'ju udhëzojë ju. Por Ai është edhe Hakim - i Urtë, dhe prej urtësisë së Tij nuk deshi që t’ju udhëzojë. Pasi Ibrahimi u largua prej atij populli, Allahu i Lartësuar nuk përmend se i shkatërroi ata. Këtu përmendet veçse largimi i Ibrahimit (a.s). Për sa i përket izraeliateve, që tregojnë se Zoti u hapi atyre një portë dënimi me mushkonja, të cilat u pinin gjakun dhe i hanin mishin, duke u shfarosur nga i pari tek i fundit, këto nuk mund t’i themi, derisa të kemi argument nga Sheriati të besueshëm, por që faktikisht nuk ka. Nëse Allahu i Lartësuar do ta kishte shfarosur me ndonjë dënim, do ta kishte përmendur diçka të tillë, ashtu siç ka përmendur shkatërrimin e popujve të shkuar. Mbase shkak për këtë mund të jetë fakti që Ibrahimi ishte i dashuri më i afërt i Allahut dhe, si i tillë, ishte njeriu më i mëshirshëm, më i miri, më i zgjedhuri dhe i dhembshuri, prandaj edhe ai nuk u lut kundër tyre, ashtu siç u lutën profetët e tjerë. Rrjedhimisht, Allahu i Lartësuar nuk zbriti ndëshkim gjithëpërfshirës në këtë rast. Për diçka të tillë tregon edhe fakti që ai filloi të fliste me melekët edhe rreth mundësisë për të mos e dënuar popullin e Lutit. Megjithatë, Allahu është më i ditur për atë që ndodhi.