انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · العنكبوت
السورة ٢٩

العنكبوت

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١٤

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِۦ فَلَبِثَ فِيهِمْ أَلْفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمْسِينَ عَامًا فَأَخَذَهُمُ ٱلطُّوفَانُ وَهُمْ ظَـٰلِمُونَ ١٤

Ne e dërguam Nuhun te populli i vet... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth rregullit dhe ligjit të Tij të urtë në dënimin e popujve që mohojnë të vërtetën. Ai na tregon se e dërgoi profetin Nuh (a.s) te populli i tij, që t’i ftonte ata në teuhid, pra, në adhurimin e Zotit si një të vetëm dhe t’i ndalonte nga idhujt dhe idhujtaria. Ai qëndroi mes tyre si profet e ftues në rrugën e drejtë për 950 vjet:dhe ai qëndroi ndër ata një mijë vjet pa pesëdhjetë... - Gjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk rreshti së ftuari dhe asnjëherë nuk u plogështua gjatë këshillimit të tyre dhe përpjekjeve për t’i rregulluar. Ai vazhdoi t’i ftonte ata natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, por ata nuk e gjetën udhën e drejtë dhe nuk punuan të hapnin sytë. Ata vazhduan në kufrin dhe shfrenimin e tyre. Atëherë, Nuhu (a.s) u lut kundër tyre, me gjithë durimin e tij të pashembullt dhe dhembshurinë e tij të rrallë. Ai tha: “O Zoti im! Mos lër mbi Tokë asnjë nga jobesimtarët! Nëse Ti i lë, ata do t’i largojnë adhuruesit e Tu dhe prej tyre do të lindin veçse të shfrenuar dhe jobesimtarë. O Zoti im! Më fal mua, fali prindërit e mi, ata që hynë në shtëpinë time si besimtarë dhe të gjithë besimtarët e besimtaret! Ndërsa jobesimtarëve shtoju veçse dëshpërim!”. [Nuh 26 - 28].... por ata i përfshiu përmbytja, sepse ishin keqbërës. -Ajo ishte një përmbytje e pashembullt, gjatë së cilës uji zbriti nga qielli dhe buroi nga toka me furi. Allahu thotë se ata ishin keqbërës, prandaj e merituan ndëshkimin.