انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٩

وَقَالَتِ ٱمْرَأَتُ فِرْعَوْنَ قُرَّتُ عَيْنٍ لِّى وَلَكَ ۖ لَا تَقْتُلُوهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوْ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدًا وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ ٩

Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. -Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e Mizahimit, një grua e mirë dhe besimtare. Ajo tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty." Pra, lëre tek ne, që të na kënaqë sytë dhe ta bëjmë pjesë të jetës sonë në pallat.Mos e vrisni atë! Ndoshta do të na sjellë dobi ose mund ta birësojmë.”. -Pra ai ose mund të na bëhet shërbëtor që të na shërbejë dhe kryejë punët tona në pallat ose ta ngrejmë në një gradë më lart e ta trajtojmë si fëmijën tonë e ta adobtojmë. Ishte caktimi i Zotit të Lartësuar, që të ndodhte kjo dhe të ishte dobiprurëse për gruan e Faraonit, që e tha atë fjalë dhe ndërmjetsoi për Musain e vogël në djep. Musai me të vërtetë u bë qetësimi i syve të saj dhe ajo e deshi shumë fort atë fëmijë. Ajo e trajtoi Musain tamam si një nënë e dhemsur derisa ai u rit dhe Zoti e bëri profet. Ajo ishte nga të parat që nxitoi të pranojë imanin e pastër, Allahu qoftë i kënaqur prej saj dhe e kënaqtë në xhenetet e tij të larta!Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin. - Allahu i Madhëruar na i tregon të gjitha këto fjalë e qëndrime në lidhjen me Musain, ndërkohë që familja dhe obori i Faraonit as nuk e dinin dhe hetonin atë që lapsi i Zotit kishte shkruar të ndodhte. Nuk e dinin kaderin e Zotit dhe se ku do ti çonte kjo zgjedhje. Kjo tregon për kujdesin e madh të Zotit sepse nëse ata do të analizonin situatën dhe do të mendonin me kujdes rreth saj, do të ndodhte tjetër ndodhi.