انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · القصص
السورة ٢٨

القصص

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٨١

فَخَسَفْنَا بِهِۦ وَبِدَارِهِ ٱلْأَرْضَ فَمَا كَانَ لَهُۥ مِن فِئَةٍ يَنصُرُونَهُۥ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلْمُنتَصِرِينَ ٨١

Pastaj Ne bëmë që t'i përpinte dheu atë dhe pallatin e tij. -Karuni arriti në një gjendje vetëkënaqësie dhe padrejtësie shumë të madhe. Ai ishte tërësisht i dehur me pasuritë e tij. Pikërisht kur kishte arritur kulmin e vetëkënaqësisë, atë e befasoi ndëshkimi i hidhur. Allahu thotë: "Ne bëmë që t'i përpinte dhéu atë dhe pallatin e tij." Ky ishte një shpërblim sipas veprës së tij. Ai e ngriti dhe e lartësoi veten mbi robërit e Allahut, prandaj Allahu i Lartësuar e zhyti poshtë. Allahu e zhyti atë dhe të gjithë atë pasuri që e mashtroi dhe e çoi në humbje. Allahu groposi Karunin dhe pasurinë e tij, madje edhe kështjellat.Ai nuk pati asnjë që ta mbronte nga Allahu dhe as veten nuk mundi ta mbronte. - Askush nuk i erdhi atij në ndihmë, as rrethi i ngushtë, ushtria, shërbëtorët e punëtorët e tij, dhe as mundi ta përballonte vetë dënimin.