القصص
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَآءِىَ ٱلَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ ٧٤
Ditën kur Ai do t'i thërrasë ata, do t'u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” - Në Ditën e Gjykimit, Allahu i Lartësuar do të thërrasë ata që i shoqërojnë Atij shokë dhe adhuronin idhujt. Këta të mjerë trillojnë se Allahu ka ortakë në pushtetin dhe lavdinë e Tij. Ata mendojnë se Ai ka partnerë e shokë që meritojnë të adhurohen dhe të cilët mund të sjellin ndonjë dobi ose të largojnë ndonjë dëm. Ditën e Kijametit, Allahu dëshiron ta nxjerrë haptazi pakënaqësinë e tyre me besimin e drejtë dhe mohimin e së vërtetës. Tashmë ata të mjerë do të dëshmojnë kundër vetes se ishin mashtrues e trillues. Ai thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m'i shoqëronit?” Pra, të gjithë këta idhuj që ata ia shoqërojnë Zotit janë prej trillimeve të tyre e jo realitet, siç thotë Allahu: "Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë."[Junus 66].